Aktorja e madhe sot 85 vjeç,urimi i
ministrit:'Zoja e randë' e kinemasë!

Aktorja e madhe sot 85 vjeç,urimi i<br />ministrit:'Zoja e randë' e kinemasë!<br>
Aktorja e madhe e kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti, feston sot 85-vjetorin e lindjes. Kjo ditë e veçantë për Tinka Kurtin nuk është harruar dhe për ministrin nga Shkodra, Ditmir Bushati.

Me fjalë të ndjera, ministri i Jashtëm kujton të madhen aktore shqiptare, duke e cilësuar atë si “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë. Në mesazhin e tij, Bushati shkruan se me një talent të lindur dhe rebel ndaj normave shtrënguese të kohës, Tinka ka lidhur përgjithmonë emrin e saj me teatrin.

“E lindur si sot më 1932 Tinka Kurti në një moshë të re do të shndërrohej si “zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Me një talent të lindur dhe rebele ndaj normave shtrënguese të kohës, ajo ka lidhur përgjithmonë emrin e saj me teatrin në #Shkodër dhe artin në #Shqipëri”, shkruan Bushati në 'Facebook'.

bushati urimi
(Mesazhi i ministrit Ditmir Bushati për aktoren Tinka Kurti)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër