Aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay, ka parakaluar në tapetin e kuq në Kanë.

Mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet për aktoren, pasi fustani i zgjedhur prej saj është shqepur dhe ‘Gylseren’ është detyruar të zgjedhë një fustan tjetër.

Jam e kënaqur që jam këtu. Edhe pse pa fustanin tim… Në një event të mbushur me media ndërkombëtare dhe kolegë nga e gjithë bota. Pikërisht këtë herë, duhej të më prishej fustani.

Mendoj se ky fustan, është një alternativë më e mirë sesa të vija me pizhamet apo jo?

                      Nurgul Yesilcay

Foto e Nurgul Yesilcay në tapetin e kuq në Kanë.