Aktrimi në dy kohët, Mirush Kabashi përballë studentëve: Partia e artistëve arti! Drejtorët, jo me urdhër të kryeministrit, t’i zgjedhim vetë

Në kuadër të 75-vjetorit të lindjes së aktorit Mirush Kabashi, është organizuar sot në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve një takim mes artistit, pedagogëve dhe studentëve.

I pyetur prej këtyre të fundit mbi ndryshimin e të interpretuarit në të dy kohët, aktori tha se artistët duhet të ushqejnë pasionin për artin, të përkushtohen ndaj tij,  e të ruajnë distancën prej politikës.

“Ai sistem ka pasur patupërsinë që thoshte se artistët janë ndihmës të Partisë por ka edhe sot një Ligj Autokratik që artin e ka vënë krejtësisht në thundrën e politikës. Mjafton t’ju them faktin se drejtorët artistik zgjidhen me urdhër të kryeministrit.  Ky ligj duhet ndryshuar. Ligji të bëhet siç është arsimi aq më tepër që në teatër janë të gjithë të shkolluar dhe piramidën drejtuese duhet ta zgjedhin vetë artistët. Më vjen keq që janë ndarë në rozë dhe blu partia e artistëve është arti!”, u shpreh aktori Mirush Kabashi.

Kritik aktori u tregua dhe sa i përket komisioneve aprovuese të pjesëve teatrale apo filmike, ku rëndom sipas tij ndodh që zgjedhjet në mos të jenë në varësi të cilësisë por të interesit financiar, ku shpesh kalojnë pjesë që kërkojnë më pak buxhet.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja