GJIROKASTËR - Një sasi prej 202 ton ushqimesh të skaduara është bllokuar dhe asgjësuar vitin që lamë pas nga AKU që qarkun e Gjirokastrës. Këtë e bën të ditur për A1 Report, kryeinspektori i AKU për qarkun e Gjirokastrës, Vasi Qurku, i cili shtoi se aksionet do vijojnë intensivisht edhe këtë vit.
As më shumë dhe as më pak, por 202 ton ushqime të skaduara, kanë qenë objekt i sekuestros, nga ana e AKU në qarkun e Gjirosktres për vitin që lamë pas. Këtë e bën të ditur për A1 Report, kryeinspektori i AKU për rajonin Gjirokastër, Vasi Qurku. Sipas këtij të fundit, në ecurinë e kontrolleve periodike të ushtruara në subjektet tregtare, prodhuese edhe importuese ushqimore, janë konstatuar se mjaft ushqime sidomos ato të lëngshme, kishin kaluar afatin e skadencës cka përbënin rrezik për konsumatorin.
Pjesa më e madhe e mallrave të sekuestruara, kanë qenë lëngje frutash, apo dhe produkte gjysmë të gatshme.
Subjekteve që u janë sekuestruar mallrat e skaduara, u janë vendosur edhe masa administrative dhe në rast përsëritjeje, relacion për ndërprerje të aktivitetit tregtar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO