Pas skandalit me mishin e importuar nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule pasi kishte prezencë të bakterit Salmonele Spp.
 
Mish i pulës i cili importohej nga firma AMG, para se të hidhej në treg i është nënshtruar analizave nga ISUV ku nga përgjigjet ka rezultuar se ishte i rrezikshëm për shëndetin për shkak se Salmonela SPP ka qenë në nivele më të larta nga sa e parashikon ligji.

Salmonela SPP është një lloj bakteri i cili shkakton disa sëmundje tek njeriu. Ngarkesa prej 26 ton mish pule kishte ardhur në Shqipëri në datën 3 maj dhe në datën 10 maj është vendosur bllokimi i kësaj sasie.

Bllokimi i kësaj sasie me mish pule vjen vetëm pak muaj pas alarmit se mishi që vinte nga Brazili ishte i rrezikshëm.

Çfarë është Salmonela Spp?
Salmonela Spp është një mikrob që mund të gjendet kudo. Salmonellosis - një sëmundje akute infektive që shkaktohet nga bakteret patogjen Salmonella, janë simptomat kryesore të dehjes dhe dehidratim.

 Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)