AKU bllokon në doganën e Kapshticës 10 ton miell gruri, vinte nga Greqia
Shkak për bllokimin e ngarkesës, sipas AKU, janë bërë dokumentet shoqëruese të cilat nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.
Foto ilustruese
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin e një ngarkese prej 10 ton miell gruri në doganën e Kapshticës i cili vinte nga Greqia. Shkak për bllokimin e ngarkesës, sipas AKU, janë bërë dokumentet shoqëruese të cilat nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.
“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullësi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.
Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.
AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
12 Shkurt, 11:36
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16
Domosdo se ne fushat tona i mbollëm me bar miu...babai mësim djalit, nëna vajzës, nipër e mbesa, teze e daja, halla e xhaja, nuse e dhëndurë, kunata e baxhanakë në arra për të mbjellë..
Përgjigju