Kjo masë ndëshkimore u mor mbasi inspektorët gjetën dater ne frigorifer sasinë prej 145 gramë. Ndërkohë që subjekti rezultonte i paregjistruar në QKR. Gjithashtu, inspektorët kontrolluan edhe tre restorante të tjera ne po atë zonë por nuk u gjetën shkelje.
Tregtimi i daterit është i ndaluar sipas një urdhëri të lëshuar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, dhe Administrimit të Ujrave z.Edmond Panariti, datë 28.01.2014 dhe urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Afrim Bakaj.
Tregtimi i daterit është i ndaluar edhe në në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
AKU, në kuadër të punës për rritjen e sigurisë ushqimore, garanton se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që gjendet me shkelje, apo që nuk zbaton legjislacionin shqiptar.
Redaksia online
(elsk/sg/shqiptarja.com)