Akuza: 34 vite burg për zyrtarët
e INUV, 6 vite vetëm për Hoxhën

Akuza: 34 vite burg për zyrtarët<br />e INUV, 6 vite vetëm për Hoxhën
Prokuroria e Tiranës kërkon në total 34 vite burg për 17 ish-inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Tiranë, pa kursyer dhe ish kreun e INUV, Florenc Hoxhën, me plot 6 vite burg.

Të gjithë ish-zyrtarët e INUV për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Për Hoxhën, Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për 3 vite, kurse për 16  ish-zyrtarët e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për 1 vit.

Mësohet se 17 të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, ndaj në rast dënimi nga gjykata ata përfitojnë uljen e dënimit me një të tretën.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në 531 raste.
 
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari