Akuza e fortë e Bashës: Suel Çela ka mbajtur peng për 4 orë një të ri në Elbasan që të firmosë formularin e Berishës për Kuvendin Kombëtar

Akuza e fortë e Bashës: Suel Çela ka mbajtur peng për 4 orë një të ri në Elbasan që të firmosë formularin e Berishës për Kuvendin Kombëtar

1637006991_bashakonference20tetor202131100x620.jpeg

Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë sot duke thënë se Suel Çela, , kreu i një bande famëkeqe në Elbasan ka marrë peng një të ri, me qëllimin e vetëm që të firmosë formularin e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Këtë deklaratë të fortë, Basha e bëri nga Kryesia e Partisë Demokratike. Ai thotë se Suel Çela e ka mbajtur peng të riu për më shumë se 4 orë dhe më pas ky i fundit është detyryar të firmosë formularin. Kjo sipas demokratit është një tregues se si Sali Berisha i ka mbledhur firmat, e që sot kërkon që të mbledhë Kuvendin Kombëtar për t'i marrë partinë.

“A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishes. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë?,” tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha fiton betejën e kryesisë: 26 vota pro Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, vetëm 3 kundër! Akuza Berishës: Suel Çela e Aqif Rakipi ndihmuan për të mbledhur firma!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë