TIRANE - Prokuroria e Vlorës ka dyshime të forta mbi gjendjen shëndetësore të kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe faktin që sëmundja mund të jetë përdorur si pretekst për të shmangur masën e sigurisë të arrestit me burg. Kontaktuar me telefon nga A1 Report, organi i akuzës në qytetin bregdetar tha se ende nuk ka mund të marrë kartelën mjekësore të Gjikës, dhe për këtë arsye ka nisur hetimet. Po sot, kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troçi i kërkoi shpjegime kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, për mënyrën se si Gjika është nxjerre nga dhomat e paraburgimit dhe është dërguar për kurim në Tiranë.
Në një seancë të mbajtur në ambientet e Spitalit Amerikan ku kryebashkiaku qëndron prej 7 shkurtit, Gjykata ndryshoi masën në detyrim paraqitjeje. Sipas Prokurorisë së Vlorës, në këtë seancë akuza është njohur vetëm me një epikrizë të kryetarit të Bashkisë.
Gjika u arrestua të premten ne banesen e tij per shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve, pasi dyshohet se ka dhëne leje te jashtëligjshme për ndertimin e një pallati 11 katësh ne Vlore.
Mungesa e karteles, Prokuroria dyshime per semundjen e zemres te Gjikes
Mungesa e një kartele mjekësore dhe mënyra sesi po trajtohet Gjika është bërë shkak për nisjen e këtyre hetimeve, të cilat do të përfshijnë lëvizjet prej ditës së premte nga qelia drejt urgjencës së Vlorës, e më pas të shtunën në spitalin e burgut në Tiranë ku qëndroi pak minuta për të përfunduar në spitalin privat.
Levizja e Gjikes nga paraburgimi, Prokuroria i kerkon shpjegime Didit dhe Zotos
Po ashtu, transferimi i Shpëtim Gjikës pak orë pas arrestimit nga qelia e komisariatit të Vlorës në ambientet e spitalit e më pas drejt “Spitalit Amerikan” në Tiranë, ka përplasur Prokurorinë me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Me anë të një shkrese kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troci ka kërkuar sqarime nga dy institucionet për mënyrën se si u vendos të lëvizej kryebashkiaku kur ai është me statusin e të paraburgosurit.
Prokuroria: S’i la qelinë Gjika pa lejen e prokurorisë?
Lëvizja e kryebashkiakut Shpëtim Gjika nga ambientet e paraburgimit për tu vizituar në spitalin e Vlorës e më tej në spitalin Amerikan në Tiranë, është bërë pa lejen e prokurorisë së qytetit bregdetar. Mbi këto pretendime, organi i akuzës kërkon sqarime nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve për nxjerrjen nga paraburgimi të kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
A1Report ka mundur të mësoje se në letrën drejtuar kreut të policisë së Shtetit, Artan Didit dhe drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Troci ka ngritur shqetësimin se për këtë transferim nuk është vënë në dijeni prokuroria, e cila sipas ligjeve duhet të japë pëlqimin e saj. Po ashtu në letrën e Prokurorisë së Vlorës kërkohet shpjegim se nëse për arsye shëndetësore transferimi i Gjikës ka qenë një rast urgjence, përse nuk është vënë në dijeni qoftë dhe nëpërmjet telefonit organi i akuzës.
“Gjika i paraburgosur, si lëvizi pa lejen e prokurorisë? Nëse ishte urgjencë shëndetësore, pse nuk u njoftuam? Si u transportua Gjika dhe pse nuk u mbajt në spitalin e burgut?”, -janë disa nga pyetjet që ngre Prokuroria.
Prokuroria pritet të kërkojë rikthimin në burg të Gjikës
Prokuroria pritet të kërkojë rikthimin në burg të kryebashkiakut Gjika, ku ka afat 10 ditë për të apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Gjykata caktoi “detyrim paraqitje” për Gjikën
Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua të premten në akuzën e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pengimit të prokurorisë për të zbardhur një vepër penale. Bëhet fjalë për dhënien e një leje të jashtëligshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh në Vlorë. Bashkë me Gjikën u arrestuan dhe vartësja e tij Doriana Sulaj e biznesmeni Artur Haxhi. Por në vlerësimin e masave të sigurisë Gjika arriti të shmangë arrestin me burg e të hetohet me masën “detyrim paraqitje”. Gjika u njoh me këtë masë në ambientet e spitalit Amerikan të Tiranës ku dhe ndodhet prej datës 7 Shkurt. Ndërsa vartësja e tij dhe biznesmeni janë në paraburgimin e Vlorës pasi gjykata nuk ndryshoi arrestin ndaj tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO