Ç’lidhje kanë arsimimi dhe dhunimi i “Princit’’?!

Ç’lidhje kanë arsimimi dhe dhunimi i “Princit’’?!

Gjergj dhe Elia Zaharia e Princ Leka

Vazhdon të ketë një kureshtje të tepruar nga publiku nëse ishte Elia Zaharia me babain e saj ata të cilët dhunuan ‘Princin’ apo ky i fundit ushtroi dhunë ndaj të atit të aktores.

Pamjet filmike që u publikuan pas ngjarjes tregonin qartë vetëm momentin kur aktorja (Elia) po e godiste dhe po e nxirrte dhunshëm ‘Princin’ nga banesa.

Megjithëse, me aq sa tregonin pamjet duhet lavdëruar qëndrimi i ‘Princit’ Leka, për vetpërmbajtje, pasi nuk iu kundërpërgjigj në asnjë moment fizikisht, le të themi, dhunës së ish-bashkëshortes së tij, por në vend të kësaj, filmoi ngjarjen dhe e denoncoi në polici (e paqartë se kush e publikoi videon) duke e ofruar si një provë për atë çka kishte ndodhur, provë që do të ndihmojë si organet e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën, ashtu edhe publikun e gjerë në gjykimin e rolin e palëve të përfshira në konflikt.

Në një Republikë të pastër parlamentare si Shqipëria, gabimi i parë është bërë nga mediat (ku futem edhe unë) sepse do të ishte më mirë që të mos e kishim quajtur “Princ”, ‘de facto’ dhe ‘de juro’ pa qenë i tillë, por më saktë nipi i ish-mbretit Zog, ose pretendenti kryesor për fronin Mbretëror, siç mund të ketë ende shumë të tillë në ish-mbretëritë e famshme të Europës dhe botës, si për shembull, në Francë.

Gjithsesi, pasi u përplasën fizikisht, Elia dhe “Princi” kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici dhe kanë marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, ndërkohë që ngjarja është nën hetim nga prokuroria.

Drama e veshur me ‘parodi’ nuk qëndron te “dhuna” që mund të ushtrojnë femrat ndaj meshkujve, siç tregonin pamjet. Ishin të shumtë ata që pyesnin pas asaj që ndodhi: a është e vërtetë që “Princi” ka vetëm 4 klasë shkollë, bazuar në atë që u dëgjua kur ai po goditej nga Elia Zaharia?

Dhe, a mundet vërtet të ketë falsifikuar shkollimin deri në diplomimin e tij, siç e akuzoi ish-bashkëshortja Elia Zaharia, ndërkohë që disa vite më parë ka ushtruar detyrën e këshilltarit të presidentit të Republikës së Shqipërisë?

A është në të vërtetë kjo akuzë që, fatkeqësisht, për kombin tonë prodhon vazhdimisht ngjarje të tilla sa dramatike, po aq edhe parodike?!

Ironikisht me ngjarjen, sipas një studimi të OKB-së, në mbarë botën vajzat e paarsimuara kishte të ngjarë të binin më shpesh pre e dhunës në familje nga bashkëshortët, ose ish-bashkëshortët e tyre.

Shenim: Ky shkrim umor nga postimi ne facebook i Aranit Muraçit
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi