Akuza ndaj Becchettit: Pastroi
38 mln € përmes Agon Channel

Akuza ndaj Becchettit: Pastroi<br />38 mln € përmes Agon Channel
TIRANE - Për herë të parë një televizion është akuzuar zyrtarisht të jetë mjeti për pastrim parash. Bëhet fjalë për Agon Channel, televizionit të biznesmenit italian përmes të cilit Prokuroria e Tiranës thotë se janë pastruar 38 milionë euro. Kjo akuzë është ngritur zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës e cila ka mbyllur hetimet për Becchettin dhe 7 bashkëpunëtorët e tij përfshi dhe 4 shoqëritë e tyre në Shqipëri.

Sipas kërkesës për gjykim depozituar në Gjykatën e Tiranës nga prokuroria, rezulton se janë pastruar para në vlerën e 38 milion eurove.

Nëpërmjet  Kalivaç Green Energy (KGE) është krijuar skema e mashtrimit me 38 milionë euro - thotë prokuroria - si dhe janë shmangur 5 milion euro detyrime tatimore.

Personat e pandehur dhe akuzat 
Për këto vepra penale të pandehur kanë përfunduar shtetasit Francesko Becchetti, Liljana Condomitti (mamaja e biznemenit Becchetti) Mauro de Renzi administrator i AgonSet, Eriona Troplini financiere, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.

7 të pandehur nëpërmjet kompanive KGE dhe Energji kanë krijuar skema mashtrimi për të shmangur tatimet si dhe falsifikimin e dokumenteve.

Referuar 3 kompanive "Cabel System", "400 kv" dhe "AgonSet" Prokuroria thotë se ato janë përdorur për të pastruar paratë e përfituar nga shoqëria KGE e krijuar për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, projekt i mbetur pezull dhe pas 2 dekadave.

Aktualisht Becchetti dhe administratori i tij De Renzis ndodhen në Angli në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, nga ku ende nuk ka një vendim përfundimtar ndërsa 5 personat e tjerë janë hetuar në gjendje të lirë përfshi dhe mamanë e biznesmenit.

Njoftimi zyrtar i Prokurorise se Tiranes

Dërgohet për gjykim skema mashtruese “KGE”, përfitimi i paligjshëm mbi 40 mln euro

 
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Francesko Beketi, Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.
Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:
  1. Francesko Beketi akuzohet për kryerjen e veprave penale të  “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё  herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”  kryer në bashkëpunim,  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”  dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
  2. Mauro De Renzis, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve » kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim », “Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” , “Mospagimi i taskave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale”  të kryer në bashkepunim, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
  3. Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të « Pastrimi i produkteve të veprës  penale apo veprimtarisë kriminale » kryer në bashkëpunim », hetuar në gjendje të lirë.
  4. Erjona Troplini, akuzohet për kryerjen e vepres penale të « Pastrimi i produkteve të veprës  penale apo veprimatrisë kriminale » në bashkëpunim » të parashikuar nga neni  287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi « arrest ne shtepi » 
  5. Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqёrisё KGE, akuzohet për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, hetuar ne gjendje te lire,
  6. Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve  nga perosni që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim » hetuar ne gjendje te lire.
  7. Sokol  Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar  për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre » në bashkepunim, hetuar ne gjendje te lire,
  8. Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » nё bashkepunim dhe mё shumё se njё  herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
  9. Personit Juridik “Energji”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim».
  10. Personit Juridik “Cable System”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të  «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim,
  11. Personit Juridik  “400 KV”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim
  12. Personin Juridik  “Agon Set”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i  produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)