Akuza: Nuk kemi pezulluar
asnjëherë dosjen e Gjikës

Akuza: Nuk kemi pezulluar<br />asnjëherë dosjen e Gjikës
TIRANE- Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se dosja e dy ndërtimeve pa lejë nuk ka qënë asnjëherë e pezulluar. Sipas tyre, materiali në dosje është sjellë në Tiranë për diskutim dhe se kjo praktikë pune, është për të gjitha dosjet që kanë interes të veçantë dhe vështirësi juridike për të faktuar akuzën. Për rastin e Gjikës dhe personave të tjerë të marrë të pandehur, në asnjë rast nuk është nxjerë një urdhër pezullimi, por koha kur nuk janë kryer veprime në dosje, është vetëm periudha kur ajo është tërhequr për diskutim.

Sipas burimeve, ashtu si rasti i kësaj dosje, janë dhe dhjetëra raste të tjera çdo ditë, ku nga prokuroritë e rretheve tërhiqen dosjet për diskutim dhe më pas i dërgohen sërisht prokurorisë që ka rregjistruar procedimin penal. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria është arritur në përfundimin se nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, si dhe nga e pandehura Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, është falsifikuar përmbajtja e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, i datës 24.03.2010 dhe i datës 15.07.2010, si dhe njëkohësisht janë nënshkruar vendimet me nr.1/11 datë 24.03.2010 dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, që janë dokumenta të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme.

Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari Aleks Ahmataj, Artan Ferati si dhe i pandehuri Gëzim Feta kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme në dy zona kryesore të qytetit të Vlorës, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejës së ndërtimit.
 
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër