SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 62-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Pas denoncimit të 14-vjeçares policia arrestoi dy ditë më parë Tom Bregun i cili u njoh dje me masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Marrëdhënies seksuale me persona në gjini”. Në deklaratën e bërë përpara trupit gjykues, 62- vjecari ka deklaruar se vajzën e tij 14-vjecare M.B., e kanë detyruar familjarët e tjerë të kryejë denoncimin.
Sipas tij, e mitura është shtyrë të akuzojë të atin nga dy vajzat e martuara që ndodhen jashtë shteti, pasi ai i kishte nxjerrë nga shtëpia kur ishte liruar nga burgu ne vitin 2009. Tom Bregu ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të bijën, dhe ka deklaruar se akuzat e vajzës janë shpifje. Para trupit gjykues, 62-vjeçari është shprehur se vajza që e akuzon, i kishte vjedhur një shumë prej 90 mijë lëkesh të reja dhe ai e kishte zbuluar.
Sipas tij, ajo i kishtë deklaruar se ishte në një marrëdhënie me një djalë nga fshati i Çasit prej afro 1 viti e gjysëm me të cilin kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale. Mirëpo këto deklarata janë hedhur menjëherë poshtë nga trupi gjykues, ndërsa prokurori i cështjes Xhevahir Litaj ka theksuar se këto deklarata janë të rreme, pasi prokuroria disponon prova materiale si tabulate telefonike në mes 62-vjeçarit dhe të bijës ku i moshuari e kërcënon vajzën për të kryer marrëdhënie seksuale.
Pas dëshmisë së 62- vjecarit dhe akuzave të prokurorisë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për Tom Bregun i cili do të dërgohet në paraburgimin e Shën Kollit. Në bazë të hetimeve, dyshohet se prej një viti Tom Bregu kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e tij 14-vjeçare, ndërsa hera e fundit që e kishte përdhunuar, ka qenë ditën e dielë në dhomën e saj. Sipas njërës së vajzave, Bregu që pas daljes nga burgu në vitin 2009, ishte mjaft problematik jo vetëm për familjen, por edhe për bashkëfshatarët e tij.
Tom Bregu ka qenë i dënuar me 15 vite burg, për plagosjen me pasojë vdekjen e një bashkëfshatari të tij, por kishte vuajtur vetëm 4 vite burg, ndërsa në vitin 2009 ishte liruar. Sipas dëshmisë së njërave prej vajzave, Tomi disa herë kishte ngacmuar gratë e fshatit, ndërsa një herë edhe ishte akuzuar për përdhunimin e një vajze në fshat. Por nga muaji mars i vitit 2013, Tom Bregu dyshohet se kishte nisur të përdhunonte vajzën e tij të mitur, atëherë vetëm 13 vjeçe.
62- vjecari përfitonte në momentet që e mitura ndodhej e vetme në banesë, apo kur ndodhej me bagëti në stalla apo edhe në kodra. Hera e fundit që kishte përdhunuar 14-vjeçaren ka qenë kjo e dielë, ndërsa e mitura ishte vetëm në banesë, pasi nëna sëbashku me motrën tjetër dhe vëllain ishin në meshë në kishën e fshatit. E mitura i kishte rënë telefonit të së motrës dhe i ishte lutur që të vinte menjëherë në banesë, pasi situata ishte mjaft e vështirë. Kur janë futur në banesë familjarët kanë gjetur të atin duke veshur pantallonat ndërsa vajza ka qënë e shtrirë.
Në këtë moment ato kanë pyetur vajzën e cila fillimisht ka nguruar por më pas ka treguar se babai e kishte përdhunuar, dhe kjo situatë përsëritej që nga Marsi i 2013- es. Menjëherë ato kanë bërë denoncimin ,ndërsa babai është arrestuar për kryerjen e incestit. Vajza u dërgua në Tiranë ku iu nënshtrua një ekspertize dhe ka rezultuar se është përdhunuar sistematikisht prej afro 1 viti.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com