SHBA- Gjyqi për fajësimin e Trump është i ligjshëm dhe kushtetues, është ky vendimi i marrë natën e mbrëmshme nga Senati amerikan.
56 senatorë, nga 100 të mundshëm votuan pro kushtetutshmërisë së procesit dhe 44 votuan kundër. Ish-presidenti Trump akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme të 6 Janarit të cilat shkaktuan vdekjen e 5 personave.
Vendimi u mor pasi menaxherët e fajësimit të zgjedhur nga Dhoma Përfaqësuese vënë publike edhe videon e akuzës.
Avokatët e Trump, nga fillimi i procedurës argumentuan se një nismë e tillë nuk ka kuptim sa kohë ish-presidenti nuk është më në detyrë. Por synimi i demokratëve vazhdon të mbetet shmangia e çdo mundësia që ai të mbajë një post publik në të ardhmen dhe mbi të gjitha mundësia e një rikandidimi.
Videoja e paraqitur nga ekipi i nëntë demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve që luajnë rolin e Prokurorit të çështjes kombinonte pamjet e dhunës ndaj Kapitolit më 6 Janar me segmente të fjalimit të ish-presidentit Trump para mbështetësve të tij disa momente më herët.
Megjithatë gjasat që ai të shpallet fajtor janë shumë të vogla, pasi duhet mbështetja e të paktën 17 senatorëve republikanë, për të votuar kundër Trump, i cili mbetet figura më e fuqishme e partisë. Trump është i vetmi president që gjykohet nga Senati pas largimit nga detyra dhe po ashtu i vetmi ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Gjatë ditëve në vijim të dyja palët paraqesin argumentet e tyre, për 16 orë secila, pastaj mund të iniciohet një debat. Në përfundim të pyetjeve të senatorëve dhe dëgjimit të të gjitha dëshmive senatorët do të votojnë në lidhje me fajësimin apo jo të Trump.
Deri 10 mars te mos behen aktivitetet ekektorale pasataj me vone duke pare e duke bere. Baret e restorantetet te sherbejne vetem ne natyre e jo te mbyllura. Orari i levizjes duhet te jete 19 deri 5 te mengjesit.
PërgjigjuTe merrte ne pyetje te gjitha partitë e djadha dhe majta guvenatore kryetar bashkie senatore s'ka lidhje per 11shtatori atktrasi
Përgjigju