TIRANE-Beqir Xhilaj, 74-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 45-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, është paraqitur ditën e sotme pranë togave të zeza ne Gjykatën e Krimeve të Rënda.
74 vjeçari Beqir Xhilaj mohoi krimin dhe deklaroi se është me një dorë dhe në donte se kryente dot vrasjen me cifte. Por pavarësisht këtij pretendimi ndaj tij u caktua arrest me burg deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e Lumturie Xhilajt, 2 ditë më parë në Shkodër.
“E nderuar gjyqtare, unë jam me një krah më mungon dora e djathtë dhe të doja se vrisja dot me çifte gruan. Ajo vrau veten dhe unë njoftova policinë”, mësohet të ketë thënë 74-vjeçari në gjykatë.
Më tej ai sqaroi se gjithçka ka nisur teksa bashkëshortja i ka bërë gati kafetë që pinin çdo mëngjes dhe në ato momente ata kanë shkëmbyer një debat mes tyre
Sipas 74-vjeçari, bashkëshortja pas sherrit që ka pasur me të ka marrë armën dhe e ka shkrehur ndaj vetes.
“Bashkëshortja ime ishte e mërzitur ate mëngjes dhe pasi kemi shkëmbyer fjalë, ajo ka marrë ciften dhe më pas ka vrarë veten”.
Gjithashtu bëhet e ditur se Krimet e Rënda lënë në "arrest me burg" Beqir Xhilajn.
74-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Lumturie Xhilaj 45-vjeçe.
Xhilaj u arrestua më 8 Maj nga policia e Shkodrës ku pas një telefonate në Polici ai njoftoi se e shoqja kish vrarë veten.
Për të provuar vrasjen nga Beqir Xhilaj prokurori Behar Dibra ka kërkuar kryerjen e dy akt ekspertimeve një për aftësinë mendore të 74-vjeçarit dhe një për aftësitë e qitjes me dorën e majtë nga Beqir Xhilaj.
Gjatë dëshmisë së tij në polici i moshuari ka dhënë deklarata kontradiktore për vrasje.
[gallery]22200[/gallery]
Profili i autorit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes
Beqir Xhilaj në kohën e komunizmit ka vrarë edhe gruan e dytë, pasi gruaja e parë e ka braktisur atë. Lumturie Xhilaj nese vertetohen akuzat, rezulton te jete bashkëshortja e dytë që 74-vjeçari i merr jetën, dhe e katërta në "listë" për të moshuarin.
Ashtu si vrasjen e dy ditëve më parë edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje.
Pas kryerjes së dënimit prej afro 15 vitesh për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish.
Martesa me gruan e tretë ka përfunduar pa tragjedi, ndërsa martesa e katërt ishte me gruan 27 vite më të vogël se ai, që i mori jetën dy ditë më parë.
Lumturie Xhilaj ka vdekur në vend pasi u qëllua me çifte ndërsa policia ka arrestuar autorin.
Mësohet se Beqir Xhilaj ka 5 fëmijë nga martesa me gruan që ka vrarë para viteve '90, dhe 3 fëmijë me gruan e parë që e ka braktisur 74-vjeçarin.
Autori ka marrë dënim prej 15 vitesh ndërsa viti i dënimit ende nuk është saktësuar.
/Shqiptarja.com

VIDEO