Akuza Pollos nga austriakët, në
gjyq vendimi për dixhitalizimin

Akuza Pollos nga austriakët, në<br />gjyq vendimi për dixhitalizimin
TIRANE - Kompania austriake Rohde & Schwartz e Vjenës ka paditur më datë 30 gusht në Gjykatën e Tiranës ish-ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të këtij të fundit, me anë të të cilit shpallte shoqëritë fituese të tenderit për ndërtimin e rrjeteve numerike (dixhitale) të operatorit publik televiziv TVSH.

Tenderi duket se është pezulluar që para se të vinte në pushtet qeveria Rama, megjithatë ende nuk ka asnjë akt administrativ që ta anulojë përfundimisht atë. Fjala është për një projekt ambicioz me vlerë 25 milionë eurosh, që do të zbatonte në Shqipëri detyrimin e vendeve të BE-së për të dixhitalizuar të gjitha transmetimet radio-televizive me një punë disavjeçare.

Por, mënyra se si ka proceduar ministri i Inovacionit Genc Pollo me tenderin 25 milionë eurosh të dixhitalizimit linte të kuptohej se kishte prapaskena korruptive. Në urdhërin e tij për negociata me fituesin që ka paraqitur ofertën më të mirë, që është lëshuar më 17 qershor, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, Pollo ka pranuar që të nisin negociata, jo me një subjekt ofertues, por me dy njëkohësisht, gjë që nuk mund të ndodhë.

Në dokumentat paraprakë të tenderit, nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është konstatuar se tri kompani kanë dalë me pikë të afërta, por njera nuk kishte dorëzuar garanci oferte, ndërsa dy të tjerat edhe garancinë e kishin njësoj.

Pollo vendosi papritur që të shpallë dy fituese dhe që negociatat të nisin me të dyja njëkohësisht, duke pranuar, jo një, po dy kontrata.

Lidhur me këtë tender, ekziston edhe një kallzim penal nga dy deputetë të PS, që kanë akuzuar ministrin Genc Pollo se po i shkakton një dëm prej 25 milionë eurosh shtetit me veprimet e mosveprimet e tij.

Kallëzimi është dorëzuar që më 3 maj në Prokurori nga Taulant Balla dhe Alfred Dalipi. Sipas tyre, tenderi ndërkombëtar për garën koncesionare “Për Financimin, Projektimin, Ofrimin, Instalimin, Trainimin dhe Transferimin e Rrjetit DVB-T2 për Republikën e Shqipërisë”, parashikuar për t’u zhvilluar më 13 maj, me një fond limit të papërcaktuar po zhvillohej në shkelje të kushteve që parashiko ligji.

Kjo, “për të krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për të tretët”. Në padi vihet në dukje se në kërkesat për kualifikimin e subjekteve të huaja janë vendosur, nga njësia e prokurimit, kritere të cilat janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve në Republikën e Shqipërisë.

genc pollo
(Faksimile e regjistrimit të padisë në Gjykatë kundër ish-ministrit Genc Pollo)

Ky shkrim i botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.02.10.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë