Akuza: Të konfiskohen 2,1 mln m2
prona të Kajollit,të fituara nga droga

Akuza: Të konfiskohen 2,1 mln m2<br />prona të Kajollit,të fituara nga droga
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të konfiskojë për t’ia kaluar shtetit pasurinë prej 2.1 milionë metra katrorë tokë bujqësore e kullota në pronësi të Fatmir Kajollit ish zyrtarit lokal të partisë republikane në Fier dhe familjarëve të Kajollit.
 
Ish këshilltari lokal i partisë republikane në qarkun e Fierit sipas Prokurorisë nuk ka mundur të justifikojë me burime të ligjshme këtë pasurie e për pasojë ajo duhet të shtetëzohet me vendim gjykate.
 
Veç pronave të paluajtshme Krimet e Rënda kërkojnë dhe konfiskimin e tre bizneseve në emër të Kajollit dhe familjarëve të tij përfshi “Shoqeria “Citadella” sh.p.k, Shoqeria “ABA 2011” sh.p.k, INTERNATIONAL PARKING 2011” sh.pk”.

Por përse kërkohet konfiskimi i kësaj pasurie e ndarë në 23 parcela me tokë truall, bujqësore, pyjore dhe tre shoqëri biznesi.
 
Sipas prokurorisë Kajolli “akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.
 
Në bazë të aktit të ekspertimit, vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.
 
Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje, sqaron Prokuroria.
 
Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive.
 
Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një person, shtetasi Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli.
 
Kjo pasuri prej disa kohësh ishte vënë në sekuestro preventive dhe në përfundim të hetimit pasurosë prokuroria ka depozituar këtë të martë kërkesën për konfiskim.
 
Pasuria që kërkohet konfiskimi 

I.  Pasuri të paluajtshme
1.  Truall me sipërfaqe 4500 m2, ndërtesë 1686 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), blerë 900.000 lekë

2.  Pjesa e pasurise qe i perket Majlinda Cuko, (Majlinda Cuko nga kjo pasuri zoteron 364.000 m2), blerë 60 milionë lekë

3.  Pyll me sipërfaqe 221.670 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

4.  Pyll me sipërfaqe 30.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

5.  Pyll me sipërfaqe 16.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

6.  Tokë pa frut me sipërfaqe 8600 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli) dhuruar.

7.  Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

8.  Tokë pa frut me sipërfaqe 14.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

9.  Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), dhuruar.

10. Tokë pa frut me sipërfaqe 89.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

11. Tokë pa frut me sipërfaqe 12.500 m2, në emër të Majlinda Cuko(Kajolli), dhuruar.

12. Tokë arë me sipërfaqe 9000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

13. Tokë pa frut me sipërfaqe 4500 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

14. Pyll me sipërfaqe 207.700 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

15. Arë me sipërfaqe 72.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

16. Arë me sipërfaqe 54.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

17. Tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

18. Tokë pyll me sipërfaqe 90.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

19. Tokë pyll me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

20. Tokë pa frut me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

21. Tokë pa frut me sipërfaqe 1.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

22. Tokë inproduktive me sipërfaqe 840.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

23. Toke pa frut me siperfaqe 67000 m2 ne pronesi te Majlinda Minella Cuko (Kajolli), dhuruar.
 
II. Pasuri të luajtshme
1.  Shoqeria “Citadella” sh.p.k, me NIPT K42611404J, e rregjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.30975 vendimi, dat 10.02.2004, kapitali 100.000.

2.  Shoqeria “ABA 2011” sh.p.k, me NIPT L12526403C, e rregjistruar ne QKR, kapital 100.000.

3.  Pjesen qe i takon shtetasit Florim Kajolli ne shoqerine “INTERNATIONAL PARKING 2011” sh.pk, me NIPT L13222401F, e rregjistruar ne QKR.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë