Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Nga arratia Ahmetaj akuzoi Ramën se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërteta e inceneratorëve.
Lidhur me këto deklarata Basha shkruan se Rama duhet të japë dorëheqjen, ashtu siç do bënte sipas tij çdo kryeministër tjetër në botë.
Kryedomkrati thotë se PS operon si një bandë kriminale, ndërsa tani kanë filluar të kërcënojnë edhe njëri-tjetrin. Në fund, Basha thotë se kanë vjedhur paratë e shqiptarëve dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë.
“Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.
Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.
Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit”, shkruan Basha.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj bëri mbrëmjen e djeshme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Ahmetaj është po aq fajtor sa Rama dhe Veliaj, ndërsa theksoi se çdo vonesë e SPAK-ut për hetimet mbi rolin e zyrtarëve të lartë mbi aferën e inceneratorëve, ngre dyshime serioze mbi besueshmërinë e Prokurorisë së Posaçme.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!
Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!
Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.
Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.
Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!
Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!
Këshilltari në Partinë e Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të ish- ministrit Arben Ahmetaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndërkohë që Ahmetaj ka llogaritë e bllokuara, pagesat vijojnë për inceneratorin inekzistent të Tiranës.
‘Drejtësia e re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!” – shkruan Blushi.
Foto: Edvin Kulluri
Sekretari i PD-së për Marrëdhënien me Publikun Edvin Kulluri bën thirrje për bashkim të opozitës në një protestë të vetme, Duke iu referuar deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhënë mbrëmë në një intervistë televizive, Kulluri thotë se kryeministri dhe kryetari I bashkisë duhet të japin dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit të thelluar të SPAK për inceneratorët.
"Edi Rama dhe Erjon Veliaj duhet te japin doreheqjen per ti hapur rruge hetimit me te thelluar te SPAK per ceshtjen e Inceneratoreve! Fjalet e ish Zevendes Kryeministrit nen hetim Ahmetaj, jane indicie juridike te qarta ne formen e deshmise per implikimin e Kupoles Qeveritare dhe Bashkise Tirane! “Nuk behem koke turku per Ramen”, “me kane kercenuar mua dhe familjen” dhe “pronari i vertete i Inceneratorit te Tiranes eshte Veliaj” jane deklaratat me te renda te mundshme!
Qeverite kane rene per shume me pak se kaq! Opozita pas ketyre deshmive publike te Arben Ahmetaj duhet tu beje thirrje per proteste mbeshtetesve te vet pavaresisht nga ndasite qe kemi per ceshtjen e Non-Grates, apo pretendimet e tjera te Bardhit dhe deputeteve qe e mbeshtesin! Komisionin Hetimor per Inceneratoret e ngriti e gjithe opozita bashke dhe kjo ceshtje duhet cuar deri ne fund nga e gjithe opozita po bashke! Ky reflektim vlen dhe per Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani si parti jo-opozitare!"
TI MOR zog k**** na trego pak me cfare lekesh i bleve vilat..pusht...
PërgjigjuBande kriminale je ti bashke me Saliun. Keni vrare dhe vjedhur kur ishit ne detyre.
Përgjigju