Akuzat e Berishës për SHBA, Vangjeli: Nuk ka ndryshuar Amerika, por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet

Për analistin Lorenc Vangjeli, kriza në Partinë Demokratike u thellua kur u shkel jo vetëm statuti, por edhe rregullat e pashkruara që kanë të bëjnë me moralin politik.

Ai tha për ‘Kontrast’ se dy cilësitë që SHBA kërkon te politikanët shqiptarë janë të qenurit në pushtet, por edhe roli si faktor stabiliteti në vend. Sipas Vangjelit, sot Berisha po përpiqet të bëhet faktor në politikë.

“Është një krizë shumë e komplikuar që ka të bëjë me shkeljen e rregullave jo vetëm të shkruara, por edhe morale të politikës tashmë. Janë rregulla të pashkruara, kur humbet, ikën. Berisha humbi dhe iku dhe e thelloi më tej Lulzim Basha. Humbi dhe tentoi të qëndrojë. Ju kujtoj puthjen sovjetike mes Berishës dhe Bashës. Si Brezhnjevi dhe Honecker pranë Murit të Berlinit.

Një pjesë e demokratëve të sinqertë apo interesaxhinj panë zotin Berisha si personin për ta ndryshuar gjendjen në PD.

Pikat e takimit të një invididi me SHBA-të janë dy. Të qenurit në pushtet dhe të qenurit faktor për stabilitetin. Berisha po përpiqet të evidentohet si lojtar politik. E gjithë kjo marrëdhënie e pasinqertë bën që kur kemi mëkate vetë, të tregojmë me gisht tjetrin. Nuk ka ndryshuar Amerika, por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet” – tha Lorenc Vangjeli për Report TV.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki