Akuzat e Berishës se u përgjua për pazare elektorale/ Report Tv siguron shkresën e Majkos dërguar SHISH përmes Kuvendit: Jam vënë në përgjim apo jo

Akuzat e Berishës se u përgjua për pazare elektorale/ Report Tv siguron shkresën e Majkos dërguar SHISH përmes Kuvendit: Jam vënë në përgjim apo jo

Shkresa e Pandeli Majkos drejtuar SHISH

TIRANË Pandeli Majko ka dërguar një shkresë në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), në lidhje me akuzat që janë bërë nga Sali Berisha. Report Tv ka siguruar shkresën e Majkos ku kërkon një konfirmim zyrtar nga SHISH për pretendimet e Berishës, i cili ka deklaruar se Majko është përgjuar në kuadër të pazareve elektorale.

Letra e Majkos, siguruar nga gazetarja Esiona Konomi është dërguar zyrtarisht nga Kuvendi dhe është përcjellë me shkresë përcjellëse për në SHISH. Majko kërkon sqarime dhe një përgjigje zyrtare për akuzat që kanë ngritur dyshime mbi veprimet e tij në politikë.

Në shkresën drejtuar SHISH, Majko kërkon informacion nga ky institucion nëse është vënë në përgjim nga ky organ apo jo. Dhe më tej kërkon çdo informacion që ka të bëjë me emrin e tij. Ndërkohë që bashkangjitur i ka dorëzuar SHISH edhe deklaratën e 6 janarit të Berishës.

Në konferencën për shtyp më datë 6 janar, Berisha akuzoi deputetin socialiste Pandeli Majko si kriminel elektoral. Ai aludoi edhe për një përgjim të SHISH ndaj Majkos në Kukës ku flitej për pazare elektorale. Këto deklarata erdhën pasi Majko kaloi nga drejtues politik qarku i PS-së në Kukës, në një nga zonat e Tiranës.

Më pas Majko reagoi duke thënë se Berisha server vetëm gënjeshtra nga publikut, ndërsa një ditë më pas u takuar me kryeparlamentaren Spiropali, teksa i kërkoi Kuvendit të sqarojë pretendimet e Berishës si i përgjuar nga SHISH, për të cilën nëse vërtetohet shprehu gatishmërinë për të lënë mandatin.

Lajmi ne perditesim...

 

Shkresa drejtuar SHISH

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeda: 08/01/2025 14:25

    Deputet prej dekadash, ish kryeminister. Mbetet pyke por rrap fare! Me jep, thote, informacion nese me ke pergjuar dhe madje ne dispozicion! Po pse pyke? Sepse ligjin per SHISH percakton se ai sherbim zbaton procedura te miratuara nga Prokurori i pergjithshem per te siguruar informacion. Ato nuk mund te perdoren ndaj deputeteve dhe ministrave pa autorizim nga kryetari kuvendit e kryeministri. Ne vend qe te nxitonte me letra bakalli SHISHit deputeti pyky Majko duhet ti kishte kerkuar Kuvendit nese kryetari i tij ka autorozuar SHISH oer zbatim te ndonje procedure informative. Nese jo, i bie qe cka thuhet jane prralla ne rastin me te mire, dhe abuzim i rende nga SHISH ne rastin me te keq. Mbase ju te sektorit te censures ia transmetoni pykes Majko qe ai dhe ato prane tij edhe pas dekadash te dine te lexojne e zbatojme ligjet e ketij vendii

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur