E pyetur mbi verifikimet lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha në Kuvend se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit.
“Nuk kemi gjetur shkelje të institucionit të drejtësisë. Kemi mandat të kufizuar për sa i përket institucionit të drejtësisë. Sa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur disa shkelje. Jo të gjitha pretendimet e paraqitura në media kanë qenë të bazuara. Ajo që kemi identifikuar është që mënyra e ndalimit është në kundërshtim me ligjin përkatës, sepse nuk është respektuar dinjiteti njerëzor i zotit Eida. Kishte problematikë me njësinë dalluese dhe me uniformën që duhet përdorur nga forcat speciale”,- tha Ballanca.
Por, Avokatja e Popullit theksoi se vetë Ilir Meta ka firmosur 2 dokumente në të cilat pranon se nuk është dhunuar në asnjë moment nga policia.
“Ai nuk ka pretenduar dhunë nga policia e shtetit. Ka dy dokumente, një në prezencë të avokatit dhe një në momentin e parë të hyrjes në bllokun e sigurisë, ku ai ka pranuar që nuk është dhunuar”,- tha Ballanca.
Lajmi kryesor:
Avokati Popullit në Kuvend, raporton Erinda Ballanca: Duhet mbështetje financiare! Vetëm 23% e rekomandimeve janë zbatuar










