Akuzat e Çuçit, ILD: Sa herë duhet marrë përgjegjësi, cenohet pavarësia e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë

Akuzat e Çuçit, ILD: Sa herë duhet marrë përgjegjësi, cenohet pavarësia e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë

Akuzat që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri përmes me emrave konktret për prokurorë e gjyqtarë që po lirojnë kriminelet dhe se ka bërë vazhdimisht ankesa në ILD në lidhje me rolin e tyre, ka nxitur reagimin e ashpër të këtij institucioni.

Duke mos pranuar akuzat në drejtim të punës së saj, ILD shkruan se me keqardhje konstaton se është bërë traditë cenimi i pavarësisë së magjistarëve dhe institucioneve të pavarura atë drejtësisë sa herë që kërkohet marrja e përgjegjësive duke ia vënë fajin gjyqtarëve.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë u njoh me deklaratat publike të ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi, me anë të të cilave janë paraqitur pretendime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve dhe rolit të ILD-së. ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive. Për transparencë ndaj publikut, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet, i të gjitha pretendimeve të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë lidhur me veprimet, mosveprimet ose shkeljet e magjistratit brenda apo jashtë funksionit të tij, në ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve. Këto parime duhet t’i respektojë çdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

ILD shkruan se ky institucion është i hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve, por se vendimet e magjistratëve s'bëhen objekt diskutimi nëpërmjet deklaratave jashtë sistemit gjyqësor.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është e hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve. Në rast të konstatimit të sjelljeve të cilat përbëjnë përgjegjësi disiplinore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë për sa ka vepruar deri më tani, në rastet kur ka konstatuar sjellje apo akte të cilat përbëjnë shkelje disiplinore ka propozuar marrjen e masave të nevojshme disiplinore”, përfundon njoftimi.

Ministri Çuçi pasi drejtoi gishtin nga gjyqtares e prokurorë për ngjarjet e rënda në vend që nga vrasjet e aksidentet me vdekje se kanë dhënë vendime 'skandaloze' duke lënë të lirë persona të cilët janë kapur në flagrancë në shkelje të ligjit. Çuçi përmendi Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota si 'shembuj' se kanë dhënë vendime lehtësuese për kriminelë të kapur në flagrancë. Report Tv mësoi se në Fier e në Vlorë është liruar Edison Begaj dhe Indrit Hoxhaj (Kuçi), të dy të arrestuar pak ditë më parë nga RENEA me armë zjarri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!