Akuzat e Nokës se PS ka caktuar drejtorët që do të blejnë votat në Elbasan, Gjiknuri flet për Report TV: Po kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës

Akuzave të bëra nga deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka se në Elbasan janë caktuar drejtorët që do merren me blerjen e votave pro PS-së për zgjedhjet e 14 majit, sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e rradhës.

Gjatë një lidhje skype me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Gjiknuri u shpreh se akuzat e tilla janë pjesë e ciklit me 4 faza të opozitës, ku faza e fundit është gjetja e një preteksti për humbjen e rradhës. Ai i cilësoi qesharake premtimet e bëra nga opozita për zhvillimin e Elbasanit, duke i krahasuar ato me premtimet që bëheshin ndaj qytetarëve shqiptarë që në vitin 1991.

“Ata kanë 4 faza. Fillimisht ishte dezinformomi kur thonin se Gledian Llatja nuk do kandidojë më, më pas hapën fjalë që Elbasani do lihet zonë e lirë. Ky ishte dezinformomi i dytë. Pasi edhe këto fjalë i mori era, kaluan në fazën e mashtrimit publik ku kemi parë çudira si premtime elektorale të karakterit të ndërtimit disney land apo kthimi i Elbasanit në një kinostudio të re. Apo kur Boci del me një kompani fiktive atje dhe thotë se do sjellë 400 milionë euro. Mashtrime të nivelit të vitit 1991 ku vinte një i huaj fliste anglisht për të gënjyer mendjen e shqiptarëve të varfër. Më pas faza e katërt është ajo ku kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës,  ashtu siç unë e kam parashikuar më herët”- u shpreh Gjiknuri.

Teksa u pyet për një parashikim të rezultatit që PS mund të arrijë në nivel vendor, Gjiknuri u shpreh i bindur se socialistët kanë të sigurt fitoren në 45 bashki, duke shtuar se numri i bashkive të fituara mund të shkojë deri në 55 të tilla.

“Unë e kam thënë se jemi mes hapësirës, 45-55 bashki. Mendoj se minimumi do jetë 45 bashki dhe më normalja do jetë mes 50 dhe 55”-nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Beteja më e vështirë sipas tij, do të jetë ajo për bashkinë e Shkodrës ndërsa për Elbasanin shprehu bindjen e plotë se PS do të fitojë në të gjitha bashkitë e këtij qarku.

“Elbasani ka 7 bashki dhe PS duhet t’i fitojë të gjitha bashkitë. Nga të gjitha të dhënat që kemi, patjetër do t’i fitojmë të gjitha bashkitë. Edhe për këshillat bashkiakë, po përcojmë mesazhin tek qytetarët që mos të hedhin votën gabim dhe të mbajnë peng bashkinë duke u penguar punën kryebashkiakëve me anë të këshilltarëve bashkiakë”- tha Gjiknuri.

Gjiknuri shtoi se thirrjen që PS ndaj qytetarëve për të ecur para e theksoi edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili tha ekskluzivisht për Report TV se shqiptarët nuk duhet të shohin nga e kaluara.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 03/05/2023 23:15

    Te fala guruse

    Përgjigju
  • Kosto: 03/05/2023 19:14

    Nëse humb PS ne Elbasan është vetëm prej këtij, nuk e do askush. Të paktën Tao Taon e donin.

    Përgjigju
  • Turi: 03/05/2023 18:24

    Ky vend ka qe ne kohen e renies se sistemit qe votat blihen dhe vidhen , cfare ka ndonje gje ketu per tu cuditur ? Ky vend ka marre fund me kete popull legen qe ka sepse cdo popull meriton ata qe ka ne krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë