Noka në ‘Kontrast’: Në Elbasan janë caktuar drejtorët që do të blejnë vota! Të mbahen në vëzhgim! Firmën për komunistin Marko Dajti e dhashë se e kam fqinj

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale, deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka bërë një denoncim, ku tha se në Elbasan është bërë një mbledhje ku u është kërkuar drejtorëve socialistë që të blejnë vota. Noka i cili përmendi edhe emrat e funksionarëve të lartë socialistë, tha se këto persona duhet të mbahen në vëzhgim.

‘A mund ta krahasosh Luçiano Boçin me Gledian Llatjan. Kjo që po ndodh janë në panik. Janë mbledhur mbrëmë në bashkinë e Elbasanit dhe u është thonë ti drejtor do të marrësh këtë njësi për të blerë vota, Leli Kraja, i është dhënë thesi, Ergys Kateshit i është caktuar thesi, Andi Mehja, Gentian Darzi, Astrit Muzhaqi dhe Mehmet Peqinit u është dhënë thesi. Këta persona duhet të mbahen në vëzhgim. Është bërë mbledhje dhe është përpiluar strategjia për të blerë.’- tha Noka.

Për analistin Lorenc Vangjeli, Rithemelimi i Sai Berishës nuk ka asnjë ofertë të re, përkundrazi shtoi analisti, oferta e tyre është një xhaketë e vjetër e kthyer mbrapsht me një copë të kohës së Mao Ce Dunit.

‘Oferta juaj e njëjta xhaketë e kthyer mbrapsht i cila është bërë me copë të kohës së Mao Ce Dunit, teritali i Berishë është i tepërt në këtë kohë dhe këtë e thotë Amerika e Britania.’- tha Vangjeli.

I pyetur në lidhje me firmën që dha për të regjistruar kandidatin komunist të Frontit të Majtë, Marko Dajti, Noka tha se e njeh personalisht prandaj e ka ndihmuar që të regjistrohet. Megjithatë Noka pranoi se këtë gjë  e ka bërë edhe për leverdi politike.

‘Marko Dajtin e njoh personalisht, kam qenë disa kohë dhe komshi me të. Një ditë më shkruan një SMS, më kërkoi që ta takoj. Më tha dua të hy në zgjedhje dhe duhej një firmë deputeti dhe i thash ta jap unë firmën që të futesh në zgjedhje. Unë e kam dorën e mbarë. Sigurisht edhe për leverdi politike.’- tha Noka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Premtoi ceremoni mortore falas, Noka merr në mbrojtje kandidatin e Libohovës: Po varrosen me borxhe, s’ishte rastësor premtimi

 

Deputeti Flamur Noka ka marrë në mbrojtje kandidatin e koalicionin Berisha-Meta për Libohovën, Adil Xhelilin, i cili premtoi shërbime funerale falas. Në emisionin Kontrast në Report Tv, Noka u shpreh se njerëzit në Libohovë po varrosen me borxhe.

‘E ka thënë dhe mirë e ka thënë kandidati i Libohovës ceremoni mortore falas! Në Libohovë a e dini ju ku ka arritur kjo shoqëri varrosen me borxhe njerëzit. Më trego sa duhet të paguar për një varr e sa kushton ceremonia e varrimit. Ta mësojmë nga Adil Xhelili, i varrosin me borxh dhe punojnë 1 deri në 2 vite për të shlyer borxhin. Janë mbi dhjetëra familje që janë në borxh. Këta janë të pashpirtë! Nuk ka qenë asnjë rastësore.’- tha Noka.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 03/05/2023 17:23

    Ju ka humbur besa dhe burrerria ketyre gjytrymeve te opozites po i ha meraku se si do percillen njerezit ne boten tjeter aq te pa fytyre genjeshtar dhe mashtrusa jane.

    Përgjigju
  • Termeti: 03/05/2023 14:57

    O Flamur! Me fjale mund te thuash gjithçka, por po te keshe prova denoncoi.Po nuk ke besim tek drejtesia nxirri ne televizor me ze dhe figure.

    Përgjigju
    • Haha: 03/05/2023 17:15

      Ky shkop Flamur ka vetem nje prove. Eshte vertetuar me ADN qe eshte babai i mushkes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë