TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së, sipas së cilës ALUIZNI i kishte dhënë hotel ‘Diplomat’ një sipërfaqe prej 372 metra katrorë tokë, duke ia hequr të drejtën e pronësisë një familjeje tiranëse.
ALUIZNI ka sqaruar se leja është dhënë nga administrata paraardhëse “nga ky moment, për tre vjet rresht, subjektit nuk i është dorëzuar leja e legalizimit”, thuhet në deklaratën e drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it.
Sipas ALUIZNI-t, “Me VKM nr. 125 datë 17.02.2010, me firmë të kryeministrit Sali Berisha, subjektit i ka kaluar pronësia e truallit. Më dt. 25.10.2011, në bazë të kësaj VKM dhe kualifikimit të dosjes, subjekti ka kryer pagesën e truallit (Bashkëlidhur dokumenti). Në fund të procesit, në datë 12.12.2011, subjektit i është lidhur kontrata e kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore e firmosur nga ish-Drejtori i Përgjithshëm Shaban Memia”.
Ajo çfarë ka bërë ALUINI ka qenë “vetëm dorëzimin e lejes së legalizmit këtij subjekti, pa “gjobën përkatëse”, siç do të bëjmë në ditët në vijim edhe për subjektet e tjera, të cilat kanë nga një deri në katër vjet që presin të marrin thjesht aktit formal të lejes”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ALUIZNI, PD: Lame shkeli ligjin bëri hotelin pronar të truallit