Akuzat e PD/ Instituti I Shëndetit Publik: Kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion, mos bëni politikë me koronavirusin

Akuzat e PD/ Instituti I Shëndetit Publik: Kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion, mos bëni politikë me koronavirusin

Foto ilustruese

Pas akuzave nga PD-ja, Instituti i Shëndetit Publik  deklaron se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t'iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19. Përmes një deklarate ata i bëjnë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.

Deklarata e plotë e Institutit të Shëndetit Publik:

Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuara si të prekur nga Covid19.  I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik