Akuzat e PD, MSH: Kryekëput
gënjeshtra e trillime të dëshpëruara

Akuzat e PD, MSH: Kryekëput<br />gënjeshtra e trillime të dëshpëruara
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga partia demokratike për aferat korruptive në sistemin e shëndetësisë, duke i konsideruar ato si gënjeshtra e trillime të dëshpëruara.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë thotë se, Sejmenët e Lulit sajojnë deklarata për media për të tërhequr vëmendjen nga përballja me drejtësinë për pasojat e shpifjes ndaj MSH dhe ka dhënë versionin e saj për Akseleratorin Linear dhe informacionin e kërkuar nga deputetja Vokshi.

Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë
Në një dalje publike, Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pretendon se Ministria e Shëndetësisë heziton të shpjegojë arsyet, sipas saj, të mosvënies në punë të pajisjes bashkëkohore të Akseleratorit Linear (LINAC) të instaluar në shërbimin e Onkologjisë pranë QSUT-së, ndërkohë që po në të njëtjtën dalje, kërkon të dijë se përse kjo pajisje, e cila rezulton tashmë të jetë vënë në regjim të plotë funksionimi, paska ofruar shërbim vetëm për 2 pacientë dhe jo 50 në ditë?
Po ashtu, në deklaratë pretendohet se ministria refuzon të dërgojë dokumentacionin e plotë të pajisjeve të kobaltit apo të përgjigjet lidhur me mungesat e të gjitha barnave dhe kurave, sipas saj, për të sëmurët më HIV/AIDS, duke aluduar se në të dyja rastet drejtuesit e QSUT-së, sipas saj, bllokojnë informacionin, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë refuzon t’iu përgjigjet kërkesave për informacion lidhur me praktikat e koncesionimit të 3 shërbimeve: sterilizimit, hemodializës dhe kontrolli bazë shëndetësor.
Si në çdo rast, edhe këtë herë, me daljet publike të PD-së dhe znj. Vokshi, e vërteta është krejt ndryshe.
Edhe pse në të gjitha rastet Ministria e Shëndetësisë i’u provon me fakte, me zë dhe me figurë drejtuesve të PD-së se janë në padijeni të plotë të realitetit të shëndetësisë në vend, ato vazhdojnë të përbaltin dhe gënjejnë paturpësisht, përherë sipas parimit shpif, shpif, se diçka do të mbetet.
 Por sigurisht, deklarata e sotshme e PD-së, nuk është as më pak dhe as më shumë, por një përpjekje e mjeruar e Lulit për të tërhequr vëmendjen nga përballja në dyert e drejtësisë për pasojat e shpifjes ndaj ministrit të shëndetësisë.
MSH i është përgjigjur hollësisht çdo kërkesë për informacion që ka ardhur nga çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë brenda afatave të parashikuara në legjislacionin shqiptar, sic është edhe rasti i praktikave të kontratave të tre parteneriteteve publike-private të MSH-së, të cilat, sic znj. Vokshi pati rastin të njihet personalisht vetë jo më larg se dje, janë tashmë nën administrimin e Prokurorisë. 
Përsa i përket Kobaltoterapisë, sqarojmë opionion publik se ky shërbim nuk është ndërprerë për asnjë çast të vetëm. Sigurisht, që pajisjet defektohen, por sot ato rregullohen shpejt, ndryshe nga sorollatjet dhe kohët e pritjeve pafund të vetëm 2 viteve më parë. Dhe për këtë shërbim, Deputetja në fjalë ka marrë informacion të hollësishëm, qoftë nga mjekët specialistë, apo qoftë nga drejtuesit e QSUT-së, sigurisht brenda afateve ligjore në fuqi të kërkuara për informacionin publik.
Po ashtu, përsa i përket funksionimit të pajisjes bashkëkohore të Akseleratorit Linear, në fillim të Prillit, vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, përgëzon Shqipërinë për rikonfirmin e angazhimit të saj në luftën kundër kancerit, duke financuar 700,000 euro dhe duke ndarë koston me IAEA për një Akseleratori të dytë Linear në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.
Ndryshe nga mjerimi dhe katastrofa ky znj. Vokshi dhe PD-ja e dorëzuan shëndetësinë shqiptare, sot pacientët shqiptarë që vuajnë nga kanceri kanë tashmë mundësi të përfitojnë nga shërbimi i ofruar nga teknologjia më e fundit që përdoret sot në botë për trajtimin me shërbimin radioterapie, ndërkohë që marrëveshja e re MSH-IAEA përfshin gjithashtu edhe fuqizimin e shërbimit të radioterapisë, mjekësinë bërthamore dhe shërbimin e regjistrit të kancerit në Shqipëri.
E pavarësisht gjithçkaje, shpifjet dhe përbaltja nuk e ndalin angazhimin tonë në luftën kundër kancerit, kur vetëm në 2 vjet e gjysëm kemi mundur të realizojmë aq sa nuk janë bërë në 25 vjet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan