Ministria e Arsimit dhe Sportit i është përgjigjur akuzave të PD-së, se po hiqen nga puna mësues profesionistë. Por MAS sqaron se po largohen nga puna të gjithë mësuesit që janë jashtë profilit, si dhe ata që nuk kanë kualifikimin e duhur.
“Ajo çfarë po ndodh në gjithë shkollat e vendit, është thjesht zbatimi i ligjit “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar nga qeveria e mëparshme dhe i pandryshuar deri më sot. Sipas Urdhrit të fundit të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla grupet e punës po zhvillojnë inspektime në gjithë shkollat e vendit për të identifikuar të gjithë mësuesit që japin mësim jashtë profilit të tyre si dhe ata që nuk kanë kualifikimin e duhur”, theksohet në njoftimin e MAS.
Gjithashtu theksohet se po vazhdon puna për të vendosur rregull në kaosin e lënë nga qeveria e mëparshme në arsimin shqiptar, me mësues të emëruar në kundërshtim me ligjin.
“Nuk do të ketë më mësues historie që japin kimi, nuk do të ketë më mësues biologjie që japin letërsi. Ky ishte sistemi që gjetëm, në të cilin po përpiqemi të vendosim rregull në respekt të nxënësve që për ne janë të shtrenjtë dhe mësuesve që për në janë misionarët e rëndësishëm të zhvillimit të vendit”, thekson MAS.
Qeveria shqiptare vazhdon më tej njoftimi mbetet e angazhuar për të vendosur rregull në gjithë sistemin e arsimit shqiptar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com