TIRANË -Komisioni Shtetëror për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare, i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi, ka reaguar ndaj akuzave të PD, e cila ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim.
Deklarata erdhi nga koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo, e cila u shpreh se, media ka zbuluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar.
Lidhur me këto akuza, Komisioni për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare shprehet se festimet e organizuara nga Qeveria për 70- vjetorin e Çlirimit dhe 102- vjetorin e Pavarësisë janë më të ulëtat e 10 viteve të fundit.
Gjithashtu, theksohet se të marra së bashku shpenzimet për festimet e 28 dhe 29 Nëntorit kanë kushtuar këtë vit shumë herë më pak se sa vetëm skena e koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga qeveria Berisha.
Më tej në reagim thuhet se të gjitha procedurat e ndjekura këtë vit kanë qenë totalisht transparente dhe në mbështetje të ligjit. /ATSH/
/Shqiptarja.com