TIRANË - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i është kundërpërgjigjur deklaratës së Partisë Demokratike për largime nga puna gjatë natës. Në profilin e tij në Facebook, ministri Sajmir Tahiri ka publikuar një foto me dhjetëra oficerë policie dhe me një shënim të shkurtër.
“Foto me efektivët e rinj të Policisë Rrugore në darkën e organizuar dje. Këta janë 70 zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që sipas deklaratës së sotme të PD-së janë shkarkuar dje natën”, shkruan Tahiri në Facebook.
Sipas ministrit Tahiri, “ky rast është qesharak, për më tepër nga një opozitë që ka edhe mundësi të ngrihet në nivelin e debatit të shëndoshë për reformat e vërteta në Policine e Shtetit”.
Në fund, ministri i Brendshëm, nuk ka lënë edhe pa falenderuar efektivët e Policisë Rrugore, gjatë kësaj kohe. “Meqë është rasti, një falënderim të përzemërt për bashkëbisedimin informal por mbi të gjitha për punën e deritanishme të të gjithë djemve dhe vajzave efektiv të rinj të Policisë Rrugore në Tiranë”, përfundon shënimi i ministrit, Sajmir Tahiri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com