Akuzat e PD-së për policinë e Lezhës/ Reagon ministria e Brendshme: Ishte pistoletë zhurmuese, nuk hetohet me arrest me burg

Akuzat e PD-së për policinë e Lezhës/ Reagon ministria e Brendshme: Ishte pistoletë zhurmuese, nuk hetohet me arrest me burg

Foto ilustruese

Pak orë pas deklaratës për mediat të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për veprimet e policisë së Lezhës, ka ardhur edhe përgjigjia nga ministria e Brendshme.

Në një njoftim zyrtar për mediat, ministria e Brendshme sqaron se më datë 6 shtator, në orën 23:37 minuta ka ardhur një telefonatë se nga një makinë është qëlluar me armë në zonën e Ranës së Hedhun.

Menjëherë pas lajmërimit, është ndaluar mjeti, në të cilin ndodheshin 3 persona, bënë me dije Ministria. Më pas është gjetur një armë pistoletë por që pas ekspertimit ka rezultuar se nuk ka qenë armë zjarri por armë simuluese.

Dosja i ka kaluar prokurorisë, thuhet në njoftim, por rasti në fjalë nuk përbën kundravajtje penale.

Njoftimi i plotë
Në lidhje me deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, referuar të dhënave dhe veprimeve të Policisë së Lezhës, sqarojmë se:

Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun - Shëngjin, po qëllohej me armë. 

Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin 'Ekol Special 99', me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese. 

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Prishje e rendit publik", parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës. 

Materialet në ngarkim të tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg.

2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre. 

Veprimet hetimore kanë përfunduar në mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. 

Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme.

Gjithashtu, me përgjegjësi të plotë, deklarojmë se Ministri i Brendshëm nuk ka telefonuar apo dhënë udhëzime në asnjë rast të vetëm Drejtorive Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve. Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën. 

Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t'ja dalin. 

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit, janë në detyrë dhe të angazhuar me përgjegjësinë maksimale për të goditur me Forcën e Ligjit çdo grup kriminal apo lidhjet e tyre kudo gjenden. Kjo është një betejë që do ta fitojmë, sepse kemi në krah besimin dhe mbështetjen e qytetarëv
e.


Lajmi kryesor:

Denoncim për shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: I liroi Fatmir Xhafaj. Ministria e Brendshme: Ja e vërteta


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë