KORÇË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka reaguar ndaj akuzave të djeshme të Partisë Demokratike lidhur me drejtorin e Drejtorisë rajonale të Punësimit në Korçë, Florenc Tabaku.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka hedhur poshtë akuzat e PD duke deklaruar se drejtori i Zyrës së Punësimit në Korçë “Florenc Tabaku nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe nuk ka paguar asnjë gjobë”.
SHKP ka vënë në dispozicion të mediave edhe një kopje të Dëshmisë së Penalitetit të Florenc Tabakut të datës 12 dhjetor 2011.
Dje Partia Demokratike denoncoi emërimin e Florenc Tabakut në krye të Zyrës së Punës në Korçë. Sipas zëdhënëses e PD-së, Laura Vorpsi Tabaku është i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë për falsifikim dokumentesh në vitin 2004.
/Shqiptarja.com

Dëshmia e penalitetit për Florenc Tabakun

PD: Drejtori i zyrës së punës nëKorçë, i dënuar me burg në 2004