Akuzat e PS për mosdeklarimin e
financave nga PD-ja, reagon KQZ
Pas akuzave të Partisë Socialiste se PD ka paguar 825 mijë dollar për lobim në SHBA në një kompani “ofshore” duke mos i deklaruar këto të ardhura KQZ, ka ardhur edhe një reagim i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku thotë se raportet financiare të partive politike janë publikuar në faqen zyrtare të internetit që në datën 13.11.2017.
Pas akuzave të Partisë Socialiste se PD ka paguar 825 mijë dollar për lobim në SHBA në një kompani “ofshore” duke mos i deklaruar këto të ardhura
KQZ, ka ardhur edhe një reagim i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku thotë se raportet financiare të partive politike janë publikuar në faqen zyrtare të internetit që në datën 13.11.2017.
Deklarata e plotë e KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se raportet financiare te partive politike të dorëzuara në KQZ, në zbatim të ligjit “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit që në datën 13.11.2017. Ky fakt është bërë i njohur publikisht edhe përmes një deklarate për mediat të zëdhënëses së institucionit, ku është njoftuar se raportet gjenden në faqen e internetit dhe janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë të interesuarit.
KQZ ka ofruar transparencë maksimale dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacionin që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura.
Publikimi nga KQZ i raporteve financiare të partive politike është lehtësisht i verifikueshëm edhe nga gazetarët të cilët në postën e tyre elektronike gjejnë emailin e deklaratës së bërë në datën 13.11.2017, dhe mediat audiovizive të cilat disponojnë deklaratën e KQZ me zë dhe figurë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e garanton opinion publik se ka respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin për paritë politike duke i publikuar raportet financiarë ashtu siç janë dorëzuar nga vetë partitë politike.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44