Akuzat e reja të kryeredaktorit të shkarkuar të Syri TV: Si u përgjova nga shefat!

Akuzat e reja të kryeredaktorit të shkarkuar të Syri TV: Si u përgjova nga shefat!

Leonard Quku

Sqarim i detyruar 1/1:

Sa herë që Gazmir Spahia do të hedhë një gënjeshtër infantile ndaj meje në mesin e kolegëve të Syri.net dhe Syri Tv, po aq herë nga unë do të marrë si përgjigje një të vërtetë.

Sot po i drejtohem zotërisë me 8 pyetje, për cilat shpresoj të gjejë kurajo dhe të përgjigjet:

Zoti Gazmir Spahija (Spahia) pse nuk duhej ta merrnin vesh drejtuesit e tjerë dhe kolegët e Syri.net dhe Syri Tv që t’i po më shkarkoje arbitrarisht nga detyra e Kryeredaktorit të Syri.net? Më the në zyrë “mos fol me të tjerët se nuk do merret vesh, ik që tani”. “Askush s’do ta mësojë që po të heq nga puna”. Pse?!

Cila ishte arsyeja e ngutit të pazakontë për të urdhëruar besnikun tënd të IT-së, Aleksandër Lala që të më sekuestronte kompjuterin e punës brenda 3 minutave nga ballafaqimi ynë në zyrën tuaj?

A keni keqpërdorur ju dhe Aleksandër Lala materialet dhe të dhënat e mia personale që ndodheshin në kompjuter? Dhe pse, materialet e mia nuk më kthehen pas edhe sot e kësaj dite?

A u sekuestrua kompjuteri im për të fshirë programet tuaja të përgjimit të cilat unë i kisha detektuar me kohë dhe jo pa qëllim ngacmoja me batuta Aleksandër Lalën kur shfaqej me valixhen e tij në orët e vona të pasdites: “Hë, paskit material për të mbledhur sot”?

A e dini që përgjimi i telefonave të gazetarëve, përgjimi i WhatsApp-it, dhe kompjuterave të tyre me recording software, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale? A është kjo një strategji e juaja për të shtrënguar, shantazhuar dhe kërcënuar gazetarët?

Përse urdhërove të fshihej account-i im i lajmeve me full acces-in e administratorit të panelit të webit me aq urgjencë teksa unë sipas ligjit isha ende punonjës i Syrit dhe njëkohësisht de jure Kryeredaktor në detyrë? Dhe pse duhej të fshihej çdo memorie lidhur me emrin tim te Syri? Zgjidhja më e thjeshtë e përkohshme për ju do të ishte ndryshimi i password-it përmes webmaster-it përgjegjës dhe më vonë në një moment të dytë, rrjedhimisht, fshirja e user-it ose bërja e tij ‘hide’.

Për çfarë motivesh u nxor jashtë funksionit nga Aleksandër Lala, karta ime e check in dhe check out e cila përdoret te dera?

Kush nga njerëzit e pushtetit ua jep garancinë e paprekshmërisë ju kur shkelni me të dyja këmbët Kodin e Punës? Cili institucion shtetëror ua rreh shpatullat të diskriminoni gazetarët, t’i përbuzni, t’i intimidoni, t’i përgjoni dhe t’i persekutoni barbarisht?

***
Kur të gjitha këto i bëhen Kryeredaktorit të medias dhe nuk i jepet asnjë shpjegim, asnjë rrethanë, imagjinoni çfarë iu është bërë gazetarëve në të kaluarën dhe çfarë iu bëhet aktualisht. Halli të bën të heshtësh, sigurisht, askush s’ka asgjë të sigurt - sepse të flakin në rrugë, nuk ke ku të ankohesh, nuk ka institucione, nuk ka aktorë që të bëhen zëri yt fuqizues. Në Shqipërinë e 2023 gazetarët janë shtresa më e persekutuar, me paga qesharake që nuk deklarohen ose deklarohet vetëm 1/3 e saj, me siguracione që nuk paguhen, me orë pune të stërzgjatura që sërish nuk paguhen. Mirëpo, si të mos mjaftonin këto, të flakin edhe në rrugë e drejtuesit bëjnë cubin: “Shko ku të duash dhe ankohu, shko gjeje të drejtën nëse e gjen, ne s’na rruhet shumë”!

A ka më zi se kaq?

Dhe ndërkohë ne flasim për Shqipërinë te dera e BE, “mbretëreshën” e turizmit, për satelitët në orbitë që filmojnë karkalecat dhe mushkonjat, për liderin global, e deri te hallet personale të Doktor Sali Berishës me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe! Faik Konica nuk jeton më, por ka lënë të gjallë një frazë lapidare: “Ah Shqipëri…”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/10/2023 07:27

    Ne cdo kompani serioze sapo te shkarkohesh nga kompania, te terhiqet kompjuteri/celulari brenda pak minutash nqs ai kompjuter/celular eshte prone e kompanise. Nderkohe askush nuk ka te drejte te futet ne te dhe te lexoje te dhenat qe permban sepse do shkelej ligji mbi privatesine dhe mund te denohesh me burg. Te keni parasysh qe ne sendet qe i perkasin kompanise (celulare, kompjutera) nuk duhen lene asnjehere dokumenta personale qe nuk kane te bejne me kompanine dhe punen qe beni.

    Përgjigju
  • minushe: 25/07/2023 09:09

    ai administratori eshte edhe i paafte :) keshtu qe me pergjime dhe kurthe do merret..ka mbaru anglisht hahaha ishte edhe drejtor i pergjithshme ne tatime ne kohen e sales

    Përgjigju
  • Tata: 24/07/2023 20:50

    Gazetar nuk quhet kushdo qe di shkrim e lexim,por ai qe hedh nje fakt ne leter,ekran apo web,dhe e shtjellon e analizon me te verteta duke i dhene forcen e nje artikulli gazetarie. Te punosh per nje autoparlant ku vetem e verteta nuk thuhet kurre nuk te ben gazetar,sepse jo nje kapele me çallme te ben hoxhe. Esht me e ndershme te perfundosh edhe kamarier apo pastrues,por oret e punes te te paguhen e kontributet gjithashtu,mos e shisni kollaj lekuren o njerez se jeta esht e shkurter e beheni pishman

    Përgjigju
  • Niku: 24/07/2023 20:22

    Per tu habitur....Stil komunistesh perdoret ne tv syri,,ka rrezik se edhe neper makina e shtepi ju kane vendosur pergjusa,nuk heq dore saliu nga PPSH i ka kalitur te gjithe punonjsit si vetja komunist deri ne vdekje kush devijon nga rruga e PK e flakin ne rruge,, Prandaj ju z Quku jeni me fat se po te ishte ne pushtet saliu do te kishin internuar.

    Përgjigju
    • e drejta: 25/07/2023 11:24

      FIKS FARE...

  • Qylo: 24/07/2023 17:03

    Mezi presim te na tregosh ndonje biede te pergjuar pas mesnates te Ambrozia Metes modelit te te shemtuar te gazetaris shqipatre me Qim Peken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë