Akuzat e rënda ndaj UÇK, Rama i drejtohet nesër në 15:30 Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rreth orës 15:30- 16:30 nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në mbledhje Shqipëria do të raportojë për këtë kërkesë, ndërkohë që një delegacion nga Tirana do të jetë i pranishëm.  Vetë Rama e kishte paralajmëruar një kërkesë të tillë në KiE kur Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.

Një kërkesë të tillë Rama e kërkoi edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve. Rama kërkoi nga OKB që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-n, por edhe vetë historinë e Kosovës. Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.

Kujtojmë se në gusht Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin që është dërguar në KiE dhe thotë se raporti famëkeq i Dick Marty nuk mund të gëzojë rezolutën mbështetëse, ndaj kërkon drejtësi për këtë çështje.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011). Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

Rezoluta u është dërguar:

  1. 1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
  2. 2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
  3. 3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
  4. 4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  5. 5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  6. 6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  7. 7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK.  Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t. 

Raporti u mbështet nga Rusia, e cila ishte ndër të parat që artikuloi këto akuza. Në seancën plenare, kryeministri Rama i mëshoi faktit që raporti është i mbështetur nga Rusia dhe zëdhënës rus. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, ish ushtaraku i UÇK për Report Tv: Vendimet e fundit janë në rrugë të mira e të drejta! Vlerësim i lartë për Ramën

 

Xhevdet Qeriqi, ish ushtarak i UÇK-së është shprehur pozitiv lidhur me raportin e Dick Marty-t i cili do të dërgohet nesër në Këshillin e Evropës.

Ai vlerësoi grupin e Ramës dhe Kuvendin e Shqipërisë për këtë nismë.

‘Unë e vlerëoj lartë e grupit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për nxjerrjen e rezolutës së fundit. Xhevdet Qeriqi ish ushtarak i UÇK

Mendoj se vendimet e fundit janë në rugë të mirë dhe të drejtë dhe shpresoj që Këshilli i Evropës ta vlerësojë. Ne kemi kundërshtuar arrestimin e ish ushtarakut të UÇK ashtu sikurse dhe raportin e Dick Marty-t.’- tha ai. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 11/10/2022 16:04

    As nuk, kishte arsye te ishte,e as nuk ka asnje arsye te mendohet e flitet ende per ate,hipokrit e kusar te paguar per shpifje, e tash te kerkuar per vrasje si shpifes.

    Përgjigju
  • florjan: 11/10/2022 14:36

    do e cosh deri ne fund se je kampion respekte nga shqipet

    Përgjigju
  • klodjan rapi: 11/10/2022 14:35

    Vllezer e motra , ky asht edi rama qe ju del ne mbrotje tan vllezrve tan kosovar e ne duhet mee e mbeshetet ate

    Përgjigju
  • aleksis: 11/10/2022 14:12

    vjosa nje nuse me vjeherr pro serb sherbetor i millosheviit i ben karshillik edi rames ky eshte skandaaal

    Përgjigju
  • Luan: 11/10/2022 14:05

    E forta e te fortave eshte qe ju kerkoni te drejten tek padrejtesite qe i jane bere kosoves e vjosa dosa me albinin rrine si miza ne qyp

    Përgjigju
  • Alban: 11/10/2022 14:04

    Ai raport ka 11 vite qe eshte hartuar dhe nuk eshte vertetuar asnje pike e saj, prandaj duhet qe sa me shpejt te hidhet poshte.

    Përgjigju
  • Leonardo: 11/10/2022 14:03

    cdo gje duhet te marre fund dhe te hidhen posht keto akuza

    Përgjigju
  • PEKMEZI BULES KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 11/10/2022 13:40

    Bravo Edi Rama Gjigandi Shqipris. Që punon për të mirën e Shqipris e të Kosovës. Dik Martin buri i prostitutës karla Del Ponte familje e ndyr familje anti Shqiptare. Tregoi fytyrën e vërtet të pushtit pederast Dik wc Martin. Rroft Shqipria.

    Përgjigju
  • Joni: 11/10/2022 13:35

    Nuk kane pse flasin kur skane argumente ,shpresoj te dale e verteta sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sara: 11/10/2022 13:33

    Te dale sa me shpejt e vertet se na lodhen me keto shpifje qe skane as baza

    Përgjigju
  • Redi: 11/10/2022 13:26

    Akuza pa baze qe sdo vertetohen kurr se sjan te verteta.tiu vij turp per kto shpifje

    Përgjigju
  • Eljesa: 11/10/2022 13:26

    Shpresoj qe se shpejti keto akuza te marrin fund

    Përgjigju
  • Endri: 11/10/2022 13:24

    Nuk mund te lejojm me shpifje ndaj kosoves,duam te dali e verteta ne shesh e jo vetem nje raport shpifes ndaj vendit tone

    Përgjigju
  • Denis: 11/10/2022 13:24

    Ketu tregoni se jeni nje patriot i vertet dhe qe gjithmone jeni krah kosoves ne cdo kohe

    Përgjigju
  • Arian: 11/10/2022 13:21

    E verteta do te dal ne shesh dhe ketyre shpifje qe po i behet ketij vendi duhen mbyllur sa me pare si ceshtje

    Përgjigju
  • Tea: 11/10/2022 13:06

    Ka per te dal e verteta shsshit e ti shofi mor akuzat Dick Marty

    Përgjigju
  • Gesi: 11/10/2022 13:05

    Perderisa nuk ka prova nuk kan pse te akuzojne kot

    Përgjigju
  • Besi: 11/10/2022 13:04

    Mir ben rama qe ben keto takime qe te vej drejtsin aty ku esht jo te akuzohet vendi kot

    Përgjigju
  • afrim: 11/10/2022 13:04

    hahahaha idjotlliku me i madh ai raport mos e kan fut serbet kete maskara

    Përgjigju
  • sokol: 11/10/2022 13:03

    kosova ne lufte ndera ky akuzon kosoven per transport organesh nuk kam par ndonjeher kete lloj budalliku

    Përgjigju
  • gimi: 11/10/2022 13:03

    rraport me idjot nuk kam par duhet te denohet dick martin per kete veprim

    Përgjigju
  • Teo: 11/10/2022 12:59

    Dick marty dhe raporti i tij qeshakar duhet mar dhe djegur si mund te jene kriminel njerz te cilit kan sakrefikuar jeten per vendin e tyre

    Përgjigju
  • Eno: 11/10/2022 12:57

    Kjo ceshtje duhet shikiar me kujdes pasi te gjithe ushtaret qe dhan jeten ne ate luft nuk mund te perdhosen nga nje raport i till

    Përgjigju
  • Albert: 11/10/2022 12:57

    Ai raport esht turp per europen e balte e hedhur mbi gjakun e shqiptarve qe dhane jeten per liri

    Përgjigju
  • Ani: 11/10/2022 12:55

    Raport i pa baze dhe vetem me shpifjr per uck dhe lideret e saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?