Akuzat e Serbisë, shtyhet sërish
vendimi për Ramush Haradinajn

Akuzat e Serbisë, shtyhet sërish<br />vendimi për Ramush Haradinajn
Shtyhet sërish vendimi për Ramush Haradinajn.

Trupi gjykues në Colmar të Francës vendosi që në datë 27 Prill të merret vendimi lidhur me akuzat e Serbisë ndaj kreut të AAK.
 
Pas vendimit të gjykatës franceze, Haradinaj u shpreh se krimet që kanë bërë në Kosovë, serbët po mundohen që t'ia faturojnë atij.
 
Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Slobodan Millosheviç ka qenë kriminel, ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë dhe po më akuzojnë mua” u shpreh ai.
 
Haradinaj u ndalua në Francë në fillim të vitit 2017, ndërsa është në liri me kusht deri në një vendim përfundimtar të akuzave që ka depozituar Serbia për ekstradimin e tij.
 
Haradinaj akuzohet nga Beogradi zyrtar për krime lufte, por ish-komandanti i UÇK i ka hedhur poshtë duke i cilësuar si politike, pasi gjykata e Hagës ka folur sipas tij. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë