TIRANË - Akuzat e publikuara nga gjykata Speciale e Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së nuk shihen të drejta nga ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" ai deklaroi se akuzat janë politike dhe është një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.
"Është një aktakuzë politike. Duke filluar që në faktin se në atë aktakuzë që thuhet se brenda UÇK-së ka pasur ndërmarrje kriminale. Aktakuza është një dënim kolektiv. Nuk ëshë e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike. E sulmon luftën tonë për liri. Nuk lihet thjesht në horizontin e veprimeve individuale duke hetuar aspektet individuale të secilit prej të akuzuarve. Nëse lexohet mund të vërehet një horizont politik mbi emërtimin e UÇK-së. Nuk thuhet se kishte veprimtari kriminale nga individët por thuajse e emëron UÇK-në si një ndërmarrje të madhe kriminale. Kjo do të ketë dhe ndikim në luftën tonë për liri. Të gjithë e kanë thënë, edhe zyrtarë më të lartë të UÇK-së kur është intervistuar në të kaluarën se duhet të dallohet eksluzivisht ajo që është përgjegjësi individuale dhe veprimtaritë në grup" - tha Konjufca.
Sipas tij, një rol të rëndësishëm ka qeveria e Kosovës e cila momentalisht duket inekzistente. Ai thotë se duhet të ngrihen disa problematika mbi Gjykatën Speciale të Hagës pasi nuk ka asnjë prokuror apo gjykatës kosovar, gjë që e bën atë një institucion që mban qëndrimet e Serbisë.
Ndërkohë që në aktakuzën e publikuar ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së janë përfshirë disa vrasje të figurave politike, ish ministri i jashtëm, Glauk Konjufca nuk e pranon përfshirjen e ushtrisë në këto ngjarje. Ai shprehet se nuk mund të bëhet përgjegjëse UÇK-a për 30 vrasje të figurave politike kur nuk ka asnjë fakt të vërtetuar.Bottom of Form
Ish-ministri i jashtëm, Glauk Konjufca tha se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në çështjen e aktakuzave ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Ai thotë se qeveria duhet të ngrejë disa problematika si mungesa e prokurorëve apo gjyqtarëve kosovarë në trupin gjykues të Speciales në Hagë. Sipas tij, kjo e ka bërë atë një institucion që mban qëndrimet e Serbisë.
"Qeveria e Kosovës duhet të jetë aktive dhe jo të mbyllë sytë siç po bën qeveria Hoti. Drejtësia është e pavarur atëherë kur nuk është politike. Kjo drejtësi që po bëhet kalon çdo kufi. Në atë aktakuzë thuhet se është krijuar nga Kosova por mban qëndrime si të Serbisë. Qeveria duhet të ngrejë disa probleme. Nuk ka asnjë prokuror apo gjykatës nga Kosova. Kosova nuk duhet të bëjë sehir. Qeveria nuk është një spektator. Nëse kemi fakte dhe mund të argumentojmë" - tha Konjufca.
Ndërkohë që në aktakuzën e publikuar ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së janë përfshirë disa vrasje të figurave politike, ish ministri i jashtëm, Glauk Konjufca nuk e pranon përfshirjen e ushtrisë në këto ngjarje.
Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" ai deklaroi se nuk ka fakte që të inkriminojnë UÇK-në në këto ngjarje. Ai shprehet se nuk mund të bëhet përgjegjëse UÇK-a për 30 vrasje të figurave politike kur nuk ka asnjë fakt të vërtetuar.
"Ne e dimë që në Kosovë, edhe gjatë 1998-99 dhe më pas kanë ndodhur disa vrasje që janë të karakterit politik. Meqënëse janë vrarë në këtë aksione të organizuara, figura publike. Vetëvendosja e ka ngritur gjithmonë zërin. Nuk duhet të përzihet lufta jonë çlirimtare me këto vrasje politike. Askush nuk guxon ta thotë. Nuk guxojmë të mashtrojnë deri në këtë pikë që të themi se ky ishte synimi i UÇK-së. Për të gjithë këto vrasje të pretenduara, duhet që të ketë fakte të qarta, dëshmi. Nuk mund të thuhet që 30 vrasje që janë bërë gjatë kësaj periudhe, që për to është përgjegjëse UÇK-ja" - tha Konjufca.
Nese nuk jane pjesemarres ne sajimin e ketij skenari,nuk mund te mbeten vezhgues, dhe pa reagim adekuat.
Përgjigju