Akuzat ndaj vrasësit të gjyqtares
rrezikon burgim të përjetshëm

Prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Kasemin, 53 vjeçarin që dy ditë më parë ekzekutoi ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizi.

Ndaj Kasemit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese e cila, sipas Kodit Penal neni 79/c, dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë ajo e armëmbajties e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite sipas nenit 278 dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit ose mbajtja peng e personit, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal, e cila dënohet nga tre në 5 vite.

Kasemi: Do tregoj në gjyq pse e vrava
Sipas burimeve për ReportTv nga grupi hetimor, Fadil Kasemi ka refuzuar të flas për krimin duke pranuar vetëm autorsinë e ngjarjes dhe vrasjen e ish bashkëshorte.

Para hetuesve ai është shprehur se do të flas para gjykatës për gjithçka bëri dhe nuk ka treguar as mënyrën se si ka siguruar armën e vrasjes pistoletë.

Fadil Kasemi, do të dal të dielën para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t'u njohur me masën e sigurisë dhe tre akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Dy ditë më parë i liruari nga burgu me amnisti dhe pse ishte dënuar për dhunë në familje dhe armbajtje, u rikthye sërish krimit të lënë përgjysmë në 2015.

Shoferi nga Kavaja arrestoi vrasësin e gjyqtares
 Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mësohet se Fadil Kasemi, vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin. Por ‘heroi’ në këtë rast ka qenë shoferi i një furgoni i cili e futi direkt e në komisariatin Nr.1

Pasi kreu krimin, Fadil Kasemi ka tentuar tw largohet duke i dalw  përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, që drejtohej nga personi me inicialet K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit  shoferi K.T.ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë.
 
Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment  janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë  dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.
 
Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se:
Me datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S.....” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K.T.ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.
 
I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.
 
Ne keto kushte, nga ana e Prokurorise per Krime te Renda kerkohet:
 
Të caktohet ndaj htetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “ arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal


Kasemi ezkekutoi ish bashkëshorten e tij Fildes Hafizi më 31 gusht, vetëm për shkakun se kjo e fundit e kish divorcuar dhe s’pranonte të rilidhej për të vazhduar jetën së bashku.

Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj.
 
Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër