Pritej që të fliste mbrëmjen e kësaj të diele, po Hashim Thaçi do u drejtohet qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij ditën e hënë në orën 20:00, për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Speciale në Hagë.
Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte duke sjellë edhe dështimin e takimit me presidentin serb në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, sikur ishte planifikuar.
Dje kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se përveç dialogut me Serbinë nuk ka alternativë tjetër, dhe se pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë, është lënë një datë tjetër dialogu, ende e pacaktuar, të cilën Hoti tha se do ta kryesojë vetë.

Komente

