Akuzat për trukim, Josa: S'ka asgjë të
vërtetë, në Zagreb ramë psikologjikisht

Akuzat për trukim, Josa: S'ka asgjë të<br />vërtetë, në Zagreb ramë psikologjikisht
I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com” trajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa mohoi kategorikisht lajmin. “Hera S’ka asgjë të vërtetë në këtë histori. Ndeshjet me Crusaders dhe Dinamon i kam hipotekuar dhe tashmë po mendojmë për shortin dhe kampionatin.

Ndaj Crusaders luajtëm pastër, po ashtu edhe në ndeshjen e kthimit me Dinamon e Zagrebit. Përsa i përket faktit që pësuam dy gola kur ishim me 10 lojtarë mund të them se pas pësimit të golit të tretë ramë psikologjikisht”deklaroi ai.

Kampionati shqiptar ka qenë gjithmonë në qendër të hetimeve dhe raporteve nga UEFA për trukime. Skënderbeu është vendosur në shënjestër edhe më parë për ndeshjet në kompeticionet Europiane nga Sportradar dhe Federbet, jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ato miqësore. Hera e fundit ishte në 12 Janar 2015, teksa UEFA nisi hetimet për ndeshjen miqësore mes Skënderbeut dhe ADO Den Hag. Korçarët u mundën 2-0, por holandeze hodhën dyshime.
 

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?