Akuzat për bashkëpunim me ekstremin e djathtë, bie mbështetja për partinë e Merkelit, 'rritet' e Majta

Akuzat për bashkëpunim me ekstremin e djathtë, bie mbështetja për partinë e Merkelit, 'rritet' e Majta

Një sondazh i ri i kryer në vazhdën e një skandali të ekstremit të djathtë në landin lindor të Tyringisë në Gjermani ka treguar rritje të konsiderueshme në mbështetje për partinë E Majta dhe një rënie të konsiderueshme në mbështetje të Kristjandemokratëve të Kancelares Angela Merkel (CDU) në land, rezulton nga një sondazh i kryer nga dimap infratest, me porosi të transmetuesit publik MDR.

CDU në Tyringi është akuzuar për bashkëpunim me Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) për të arritur që të zgjedhë një kandidat konservator si kryeministër të landit, pavarësisht nga fakti se partia  Liberalët Demokratë pro biznesit (FDP) - e arriti me zor pragun e 5 përqindshit për të hyrë në parlamentin e shtetit të Tyringisë, në një votim rajonal tetorin e kaluar.

Mbështetja për partinë E Majta u rrit në 39%, tetë pikë të plota më shumë se rezultatet e saj në tetor. CDU-ja humbi me rreth të njëjtin numër, duke kaluar nga 21.7% në 13%. FDP, kandidati i të cilës për kryeministër të landit, Thomas Kemmerich, ishte në qendër të skandalit, ra në 4%, që do të thotë se nuk do të fitonte asnjë vend në parlament, po të mbahej votimi sot.

Sidoqoftë, më e habitshme është se megjithë zemërimin, mbështetja për AfD u përmirësua pak, nga 23.4 në 24%.

Merkel shprehet kundër degës së CDU-së në rajon

Javën e kaluar, Gjermania u trondit kur Thomas Kemmerich i FDP e mundi kryeministrin aktual të Tyringisë të partisë E Majta Bodo Ramelow me një votë të vetme më shumë, të dhënë nga deputetët e parlamentit të landit. Më vonë doli në pah, sipas shumë vetëve nga qarqet e CDU-së, se CDU, FDP dhe AfD kishin rënë dakord për këtë një ditë para votimit.

Kemmerich-u që nga ajo kohë ka dhënë dorëheqjen dhe mbetet e paqartë kur dhe nëse do të ketë zgjedhje të reja në landin e Tyringisë.

Kancelarja Merkel menjëherë e kritikoi degën e CDU-së në land për "braktisjen e vlerave të partisë" dhe shkarkoi komisionerin e saj për ish-shtetet lindore komuniste, i cili ishte edhe nënkryetar i partisë në Tyringen.

Skandali gjithashtu i dha fund karrierës së Annegret Kramp-Karrenbauer-it, që shihej si pasardhëse e preferuar e Merkelit. Kramp-Karrenbauer u tërhoq si kryetare e CDU-së dhe njoftoi se nuk do të kandidojë për kancelare në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë të caktuara për vitin e ardhshëm./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës