Akuzat për hetimin e UÇK, Meço: Nëse Basha vazhdon të thotë se janë gënjeshtra s'mjafton! Të vërteta të tjera do dalin, hija në CV e pengon të bëhet kryeministër (VIDEO)

Arben Meçaj ka deklaruar se nëse kreu i PD Lulzim Basha vijon të thotë se nuk janë të vërteta akuzat ndaj tij për hetimin e UÇK në UNMIK, kjo gjë nuk mjafton.

Ai paralajmëron se të vërteta të tjera do të dalin, dhe nëse Basha nuk i shpjegon këto hije në CV e tij s'mund të pretendojë të bëhet kryeministër.

"Se çfarë ndidhet në lakror e ka për detyrë Basha që ta zbardhë. Nga 93 deri në 2004 kur ka ardhur në shqipëri., Smund të ndodhë që personi që ka hije në CV e tij të bëhet kryeministër.

Ne nxorrëm argumente që plotësonin tabllone  e linjës berishiane dhe Bashiane në këtë çështje. Nëse Basha vazhdon të thotë se janë gësnjeshtra nuk mjafton. E di mjaft mirë se kur hapet peta e dytë e lakrorit se do hapet. Të vërtetat do vazhdojnë të dalin.

Nëse ne kemi të drejtë të bëjmë analiza drejtuesit e UÇK sot janë nën akuzë dhe nuk janë më në kushte ku duhet të deklarojnë se Basha i ka përgatitur. Ata mund të thonë se kjo dosje ështrë e manipuluar pavarësisht kush i ka bërë.

Nëse i kanë bërë ato krime të ndëshkohen por nuk jan bërë ato krime. Çfarëdo të flasësh. Edhe drejtim politik i UÇK, ka qenë i menaxhuar. nuk ksa patur pavarësi UCK që të krijonte politika të veta.  në atë periudhë skishte pse të vriste njerëz", tha ai.


Lajmi kryesor:

Meçaj në Report Tv: Dosjen e UÇK-së e ka bërë Rugova-Berisha-Basha! Kreu demokrat ka hije në CV, t'i sqarojë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj