Akuzat për korrupsion, Balla
fiton gjyqin me Argita Malltezin

Akuzat për korrupsion, Balla<br />fiton gjyqin me Argita Malltezin
Argita Berisha (Malltezi), vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka humbur procesin gjyqësor në Gjykatën e Apelit Tiranë, kundër deputetit të PS, Taulant Balla.
 
Ky i fundit ishte paditur nga Argita Berisha në gjykatën e Tiranës për shpifje, pasi Balla e kishte akuzuar Argita Berishën për korrupsion në rastin e biznesmenit Zafar Ansar për 3 milionë euro.
 
Për këto deklarata, Balla është dënuar në 2013 nga gjykata e Tiranës me 5 milion lekë të vjetra, e cila duhet ti jepej prej tij tek Argita Berisha.
 
Nga ana tjetër, Argita Berisha kishte kërkuar si dëmshpërblim shumën prej 25 milion lekë të vjetra.
 
Tashmë ky dënim është rrëzuar dhe se pritet që shumë shpejt, çështja të përfundojë në gjykatën e Lartë. Argita Berisha ka patur marrëdhënie biznesi dhe konsulencë me Zafar Ansar, i cili ka patur plane për investime në fushën energjetikë (e për këtë shkak ka takuar edhe Kryeministrin).
 
Ndërkohë deklarimet e Taulant Ballës kanë patur për qëllim një interes të madh publik, sikurse është rasti konkret për parandalimin e konfliktit të interesave dhe luftën kundër korrupsionit. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!