Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader është dënuar së fundi me 2 vite e gjysmë burg . Këtë vendimi ka marrë gjykata e Gjykata e Zagrebit në Kroaci , e cila e ka gjykuar kryeministrin kroat për rastet e ndryshme të korrupsionit
Ai është zyrtari më i lartë i arrestuar për korrupsion në Kroaci dhe u dënua sot nga gjykata e vendit të tij akuzën për marrjen e ryshfetit nga kredia e ndarë për Republikën e Kroacisë nga banka austriake Hypo.
Drejtësia kroate vendosi që Sanader gjithashtu duhet të kthejë rreth gjysmë milioni euro (570,000) pas ryshfetit që ai mori në një marrëveshje me po me bankesn austriake në vitet 1990, duke përfituar 500 mijë euro.
Me heret Sander ishte akuzuar se kishte përdorur pushtetin e tij për të nxitur Kompaninë Kombëtare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të blerë energji elektrike me çmim më avantazhues për dy kompani të drejtuara nga persona të afërt me Sanader.
Ivo Sanader, 65 vjeç, udhëhoqi vendin e tij drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, si kryeministër për 6 vite u shndërrua gjithashtu në një simbol të korrupsionit.
Rasti “Hypo” është një nga gjashtë proceset që udhëhiqen në gjykatat kroate kundër ish-kryeministrit Sanader i cili u arrestua në vitin 2010.
Komento