Akuzat për krime lufte
Fatmir Limaj i pafajshëm

Akuzat për krime lufte<br />Fatmir Limaj i pafajshëm
PRISHTINE- Gjykata e Qarkut në Prishtinë. shpall të pafajshëm deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Ai është është liruar nga akuzat për krime lufte në kundër popullsisë civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.

Bashkë më Limajn u shpallën të pafajshëm, në të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte edhe shokët e tij të luftës, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën e Naser Krasniqin. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së misionit EULEX, të ngritur në mars të 2011, këto vepra besohej ishin kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të vitit 1999, kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër sic thuhej të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fshatin Kleçkë. 

Pak kohë më parë trupi gjykues i udhëhequr nga Jonathan Welford-Carroll, vendosi që gjashtë të akuzuarit për rastin “Kleçka” të shpallen të pafajshëm, ndërsa për Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij, u mor vendimi që shqyrtimi gjyqësor të vijojë. Më 21 mars, trupi gjykues kishte marrë vendim që deklaratat dhe ditaret e dëshmitarit kryesor në rast, Agim Zogaj, të jenë të papranueshme,  prandaj urdhëroi  lirimin e të akuzuarve.

Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore Prokurori Maurizio Salustro paralajmëruar se do të ankimojë vendimin e Gjykatës Supreme.

Kurse Fatmir Limaj, e ka cilësuar si vendim të drejtë dhe i cili tregon qartë se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe në shërbim të njerëzimit.

Limaj ka thënë se vendimi i sotëm i trupit gjykues ua heq dilemat të gjithë atyre që edhe pas kaq vitesh kanë dyshuar në luftën e drejtë të UÇK-së.
 
“Besoj që përfundimisht të gjithë ata të cilët kanë pasur fatkeqësisht dilema deri më tani edhe pas 12 viteve, shpresoj që kjo ditë e sodit dhe ky vendim tregon edhe njëherë qartë që lufta jonë çlirimtare ka qenë luftë e drejtë, e pastër, një luftë në shërbim të njerëzimit, jo vetëm të kombit tonë, një luftë e cila ka hapë perspektiven e rajonit. Asnjëherë nuk do të ishte Evropa sot, Ballkani ku është sot, e di që kanë dalë shumë pseudo-demokratë, por kurrë Ballkani nuk do të ishte i paq, i lirë dhe me shpresë drejt integrimeve evropiane po të mos ishte lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e cila ishte promotori kryesor që e largoi përfundimisht regjimin kriminal të Serbisë dhe të Millosheviçit”, ka thënë Limaj. 

Ai ka ripërsëritur atë se është krenar që ka qenë pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, për të cilën ka kontribuar shumë dhe në shërbim të njerëzimit. Sipas tij, duke kaluar vitet po shihet se lufta e UÇK-së ka pas përmasa më të gjëra, se sa qëllimin e vetë për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. 

Limaj ka shtuar se që nga viti 97 e deri në ditët e sotme, familja e tij nuk ka qenë e qetë, por ka kaluar nëpër sfida të ndryshëm. Ai me sy të përlotur ka thënë se nga akuzat e bëra nuk janë kursyer as më të dashurit e tij, të cilët edhe ishin shtyllat kryesore për të arritur deri këtu ku është sot. 

“Dua t’ju them se që prej vitit 97 e deri sot, familja ime s’ka pas paq dhe qetësi, kemi pas përpjekje, sfida, të cilat ju i dini. Posaçërisht nga viti 2009 e deri më sot jemi përpjekur dhe jemi sfiduar në rrethana të ndryshëm dhe unë e ndiej veten jashtëzakonisht jo mirë për faktin se tre njerëzit më të shenjtë, të cilët kanë qenë pjesë e pandashme e jetës sime dhe kanë bërë më së shumti për të qenë këtu ku jam sot, prindërit e mi dhe ish-gruaja ime janë të vdekur në këtë kohë dhe fatkeqësisht as ata nuk janë kursyer nga ato shpifje, të cilat kanë ndodhur për këto tri vjen. Shpresoj që edhe ne e meritojmë ta kemi një qetësi dhe ta gëzojmë atë farë pak lirie, e cila po ekziston sot në Kosovë”, ka thënë Limaj. 

Kurse avokati i Limajt, Karim Khan, ka thënë pas seancës, se ky proces ka qenë shumë i gjatë, por në të cilin edhe njëherë vërtetohet se Limaj është i pastër për akuzat për krime lufte për të cilat akuzohet. 

“Ashtu siç e keni përcjellë, ka qenë një proces i gjatë. Për të dytën herë Fatmir Limaj është liruar nga të gjitha akuzat dhe thëniet kundër tij për periudhën e luftës. Duhet të kujtohet se kur lufta filloi në Kosovë, Kosova është dashur të luftojë për te drejtat e veta, pavarësinë dhe lirinë”, ka thënë ai. 

Ndryshe, Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala, trupi gjykues ua kishte vazhduar gjykimin kundrejt gjashtë të tjerëve të cilët ishin liruar, me arsyetimin se gjatë kohës për të cilën akuzoheshin, këta katër kanë pasur pozita komanduese. 

Por, pas kësaj kohe shtesë, edhe këta katër iu bashkuan gjashtë shokëve të tyre, duke u shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

(jd/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga