Akuzat për makinat me euro/ Balla: Po bëjmë gati padinë e tretë për Lulzim Bashën

Akuzat për makinat me euro/ Balla: Po bëjmë gati padinë e tretë për Lulzim Bashën

Taulant Balla

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla reagoi pas akuzave të Lulzim Bashës në lidhje me 3.4 mln eurot e bllokuara në Durrës. Balla shprehet se është duke vlerësuar mundësinë për të depozituar një padi të tretë ndaj Bashës, pasi sipas tij ka shpifur kundër grupit parlamentar të PS. Përsa i përket 3.4 mln eurove, Balla deklaron se lidhja e PD me të kërkuarit është antike, ndërsa e Bashës së paku fotografike.

Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë, për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.

Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.

Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta. Me opoziten reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh. Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më genjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve.

Taulant Balla

Pak ditë më parë Balla depozitoi dy padi ndaj Bashës për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpifje për dosjen e 3.4 milionë eurove, per te cilat prokuroria nisi hetimet. Ndërsa Balla sot paralajmëroi se po shikohet mundësia e padisë së tretë për shpifjeve për grupin e PS nga Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atletja: 30/06/2018 12:59

    Na shkrive o rozaaaa

    Përgjigju
  • Roza: 29/06/2018 16:33

    Me ne fund shpresojme ne drejtesi. te lumte Balla. Ku jane deputetet e PS? perse nuk ndihen fare? Pd me genjeshtra e shpifje ju ka shushatur. Perse i lejoni te intrigojne ne kurrizin e deputeteve tuaj me te nderuar? misioni juaj nuk eshte vetem te zini karrigen ne parlament e te fusni rrogen ne xhep. Populli ju ka zgjedhur te mbroni te drejten e popullit qe te eci vendi perpara,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Anticikloni Afrikan/ Ditë të nxehta priten gjatë javës në vijim, temperatura deri në 43 gradë Celcius

Anticikloni Afrikan/ Ditë të nxehta priten gjatë javës në vijim, temperatura deri në 43 gradë Celcius