FOTOJA/ Balla pyet Bashën: Sqaro, a kanë qenë financues të PD të kërkuarit për 3.4 mln euro?

FOTOJA/ Balla pyet Bashën: Sqaro, a kanë qenë financues të PD të kërkuarit për 3.4 mln euro?

(Lulzim Basha me vëllanë e njërit prej kushërinjve Vladi, të shpallur në kërkim)

TIRANE-Pas padisë së Taulant Ballës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim të operacionit ku u bllokuan 3.4 mln euro ditën e diel në Durrës. Balla dje publikoi edhe një foto ku kryedemokrati ka pozuar brenda ambienteve të zyrës në PD me disa persona, mes tyre vëllai i Alfred Vladit, në kërkim.

Por, PD vijon me akuzat ndaj Ballës, sot me Flamur Nokën përmes një deklarate për mediat nga selia blu. “Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla’ tha Noka.

Pas deklaratës së Nokës, Balla përmes një statusi në Facebook i kërkon Lulzim Bashës që të sqarojë publikun për lidhjen e tij me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia për paratë e kapura në makinën “Toyota” në Portin e Durrësit. Balla thekson se përpjekja e sotme e PD-së që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën. Balla thotë se foton e publikuar dje do e dërgojë si provë në prokurori, ndërsa Basha duhet të sqarojë nëse personat në kërkim kanë qenë financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?

Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!

Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.

Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.

Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:

A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?

A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?

A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?

Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 29/06/2018 20:45

    Taulant baji nji padi ketij debilit Noka , apo se kap ligji

    Përgjigju
  • palla: 29/06/2018 14:46

    po ky i cepit fare nga e majta e lulit rastesisht aty apo esht dhe ky i lekeve te toyotes thuaj lulut ti pergjigjet pak

    Përgjigju
  • Roza: 29/06/2018 13:38

    Balla, te lumte! Njerez si ty I duhen popullit qe te tregosh jo vetem me fjale por edhe fakte se kush jane PDistat, Te ndjek in shembullin tend edhe socialistet e mos rrine si mumje ne parlament. Nuk I shikoni ata te PD? Kush te marri fjalen e te perserisin manjetofonin e vjeter te Bashes. Ps ka deputete shume here me te perzgjedhur e te tregojne kete ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë