FOTOJA me vëllanë e të kërkuarit për 3.4 mln euro, Basha: Nuk e mbaj mend, më duket ishte për fushatë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar një ditë pasi kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i publikoi një foto, ku ai shfaqej në krah të vëllait të të kërkuarit për 3.4 milionë euro, Alfred Vladi, sasia rekord e eurove që u bllokuan në Portin e Durrësit në dy 'Toyota Auris'.

Në reagimin e tij të parë, Basha ka deklaruar për media se nuk e mban mend personin në foto, duke shtuar se nëse është ai që pretendon Balla, le të arrestohet që tani.

Sipas tij, nxjerrja e fotos vërtetoi se Balla është kapobanda i Elbasanit dhe e ka marrë foton pikërisht nga bandat e Elbasanit.

Parashtrimi i fotos vërteton se Balla është kapo banda i Elbasanit. E ka marrë atë nga banda e Elbasanit. Nuk e mbaj mend dhe as më ka prezantuar njeri me atë person. Nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani. Nuk e mbaj mend pse ndodhej në zyrën tim, unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë, disa thonë se mund të ketë qenë në kuadër të një fushate për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, por tregon se Balla është kapobanda. Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit. Policia është njoftuar nga partnerët dhe këto janë para droge, që pastrohen me garancinë e kupolës socialiste.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 29/06/2018 19:37

    PO TI O LEGEN E THE PA ARRDHUR PARAT MOR PLER CA ARIN DO ARRESTONTE POLICIA KE DO NDIGJTE TI U THE IKNI SE DO KAPENI NUK PASKA ME DJEM SHQIPJA TI DO VARUR MOR PIS

    Përgjigju
  • Ina: 29/06/2018 19:30

    NUK JAM AS ME PS AS PD AS LSI PO TI O SHOKU SHIFESH QE RREN VEC NGA SYT E LEVIZJET PO KA NA NJI PSIKOLOGE TE ME SHKRUJ PO E PATA GABIM KLM LIRI E SHQIPTARVE VDEKJE TRADHTARVE

    Përgjigju
  • Emri: 29/06/2018 17:46

    o te keqen un ty o Lulzim se ja fute vetes. Te lumt te pakten i kapet ca leke.

    Përgjigju
  • Roza: 29/06/2018 16:27

    Sa qesharak, si femi. si nuk e mban mend nje burre si ai qe ka ne krah qe nuk harrohet lehte. A ben Luli foto me kedo qe i del perpara? ai i paska vajtur ne zyre dhe Luli harraqi me Alzaimer nuk e kujton? Zyra e Lulit eshte shtepia e Partise Demiokratike dhe si na u futkan ne shtepi njerez te panjohur??? Atehere jep doreheqjen se u bere karragjoz e nuk te shohim dot ate fytyre prej kameleoni jeshile te verdhe nga intrigat dhe genjeshtrat dhe xhelozia e sukseseve te qeverise.

    Përgjigju
  • Erik: 29/06/2018 14:35

    Zgjedhjet behen ne qershor, fushata fillon ne maj, ndersa ata perkrah Bashes ne foto jane te gjithe me xhupa. Te ishte bere fotoja ne ndonje Diber dhe e justifikonim duke thene qe ka qene maj e ka qene disi ftohte, por ne qershor sado shi e bresher te bjere, askush nuk ve shall. Vjet ata u kallen ne çader nga vapa.

    Përgjigju
  • Eli xhanki: 29/06/2018 14:32

    Nuk e ma men o fëlliqësir mor kriminel ordiner o shal ngjit. Po prit se do të vi dhe ty dita

    Përgjigju
  • Tirana: 29/06/2018 13:22

    Ka te drejte, Per fushate ishte, per te marre leket e drogave!! Kesaj radhe nuk genjen!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë