Akuzat për mashtrim, Neymar rrezikon të dënohet me 6 vite burg

Akuzat për mashtrim, Neymar rrezikon të dënohet me 6 vite burg

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, futbollisti Neymar dhe Josep Bartomeu, presidenti aktual i Barcelonës

Neymar rrezikon të dënohet me 6 vite burg për shkak të transferimit në vitin 2013 nga Santosi te Barcelona. Në hetimin që ka nisur që nga viti i kaluar dyshohet se Neymar ka mashtruar mbi këtë çështje. Në përfundim të proçesit, braziliani sipas mediave spanjolle rezikon të dënohet deri në 6 vite burg. Në këtë përfundim dilet pasi Gjykata Kombëtare ka vendosur që t’i drejtohet Dhomës Penale të tre magjistratëve. Fakti se tre gjyqtarë do të shqyrtojnë çështjen do të thotë që nuk mund të jepet një dënim më pak se 5 vjet.

Në këtë hetim është i përfshirë edhe presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, i cili akuzohet për mashtrim me taksat. Numrit 1 të katalanasve iu refuzua apelimi vitin e kaluar dhe së bashku me Neymar do të hetohet deri në fund. E gjitha nisi pasi Barcelona deklaroi se pagoi 17.1 mln euro për kapitenin e Brazilit. Një ankesë e një kompania braziliane që posedonte 40% të kartonit të Neymar, bëri që më pas të shpërthentë një çështje.

Për këtë arsye u detyrua të largohej nga posti paraardhësi i Bartomeut, Sandro Rosell, i cili kishte rënë dakord t’i paguante Neymar 40 mln euro në formë pagash. Në fund rezultoi se Rosell në të vërtetë kishte paguar në total 82.6 mln euro për futbollistin që sot luan me Paris SG. Në kohën kur DIS, komania braziliane, bëri ankesën, pretendonte se nuk kishte marrë paratë që i takonin nga shitja e Neymar. Ata thonë se nuk kanë marrë shifrën e plotë duke patur parasysh shumën për të cilën u transferua Neymar. 

Ndërkohë presidenti aktual i Barcelonës Bartomeu do të hetohet pasi në kohën e Rosell mbante “përgjegjësi menazhimi” për çështjet e transferimeve. Zyra e prokurorit thotë se marrëveshja ndryshoi "tregun e lirë të lojtarëve të futbollit duke parandaluar lojtarin të hyjë në treg në përputhje me rregullat e konkurrencës së lirë."

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike